Habit vlonjati 24 vjeç, mbante kallash në vendin e punës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.01.2023, 11:12

Një 24-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se ka arrestuar shetetsin V. Alushi, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Më tej thuhet se gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Me kallashnikov në vendin e punës, arrestohet i riu në Vlorë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit