Sinoptikanët: 2023 do jetë viti më i nxehtë në histori

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2023, 07:16

Sinoptikanët në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se 2023 do të jetë viti i 10-të radhazi në të cilin temperaturat globale do të qëndrojnë të paktën 1 grade celsius mbi nivelet para-industriale të periudhës 1850-1900.

Aktualisht, rekordin e nxehtësisë e mban 2016-ta, viti kur një model klimatik i “El Ninjos” në Paqësor, i ngriti temperaturat përtej paralajmërimeve të trendeve te ngrohjes globale. 2023-shi tani llogaritet të jetë rreth 1.2 gradë Celsius mbi atë që ishte përpara se aktiviteti njerëzor të fillonte të nxiste ndryshimet klimatike, thotë Met Office.

Kreu i parashikimeve pranë këtij institucioni, profesor Adam Scaife, shprehet se “pa një El Nino të mëparshëm për të rritur temperaturën globale, 2023-shi mund të mos e thyeje rekordin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit