Gjendet një person i vdekur në Drenas, dyshohet për vetëvrasje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.01.2023, 00:29

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Poklek i Ri në Komunën e Drenasit.

Polici ka thënë se për këtë rast ka marrë informacion rreth orës 18:30, ku pas daljes në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore nga këta të fundit është konstatuar vdekja e tij.

Policia ka thënë se ka elemente të vetëvrasjes, por që bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimet.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, thuhet nga Policia

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit