Drejtoresha e FMN: Viti 2023 do të jetë më i vështirë ekonomikisht se i shkuari

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.01.2023, 23:03

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva paralajmëron një vit akoma më të vështirë se ai i shkuari për sa i përket ekonomisë në SHBA, Evropë dhe Kinë. Sipas saj, tre ekonomitë më të mëdha të globit po pësojnë një ngadalësim të njëkohshëm.

"Viti i ri do të jetë më i vështirë se ai që lëmë pas. Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi forcat kryesore të rritjes globale. Pse? Sepse të tria ekonomitë e mëdha, SHBA, BE dhe Kina, po ngadalësohen njëkohësisht", tha Georgieva.

FMN së fundmi e ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë globale, për shkak të zhvillimeve të luftës në Ukrainë, por edhe prej kaosit financiar që ka shkaktuar Covid-19, veçanërisht në Kinë për shkak të kufizimeve të shumta që mban qeveria në këtë vend.

Inflacioni është gjithashtu një frikë e madhe për ekonominë. Së fundmi Kina ka nisur të heqë dorë nga politika e saj e rreptë e kufizimeve për mospërhapjen e koronavirusit, duke pësuar një hapje të ekonomisë.

"Për herë të parë në 40 vjet, rritja e Kinës në 2023 ka të ngjarë të jetë në të njëjtin nivel ose më poshtë rritjes globale. Për dy muajt e ardhshëm, do të jetë e vështirë për Kinën", tha përfundoi drejtoresha e FMN.

Inflacioni tregoi shenja se kishte kaluar kulmin e tij me përfundimin e vitit 2022, por ai vazhdon të jetë pothuajse sa trefishi i objektivit prej 2%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit