Policia jep detaje pas gjetjes së trupit e të riut nga Deçani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.01.2023, 21:40

Dardan Musa Kadrijaj 30-vjeçar nga fshati Rastavicë i Komunës së Deçanit i cili ishte zhdukur pa shenja ditë më parë, është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme, dhe për këtë kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës.

Fadil Gashi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, ka thënë se viktima ditë më parë ishte larguar nga shtëpia dhe sot është gjetur trupi i tij i pa jetë.

Sipas tij në gjetjen e e trupit të viktimës janë angazhuar edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëfshatarët.

Gashi tha se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar pranë institucioneve shëndetësore për obduksion, dhe se për këtë rast janë hapur hetimet.

”Familjarët e viktimës me datën 28 dhjetor 2022 kanë raportuar në stacionin policor në Deçan se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Pas kësaj rasti është inicuar person i zhdukur dhe policia ka filluar kërkimet çdo ditë deri më 1 janar 2023, ku ka kërkuar edhe ndihmën nga FKS’ja dhe bashkfshatarët. Pas orës 12:00 të ditës së sotme është gjetur trupi i pa jetë i viktimës dhe vdekjen e tij e konstatuar mjeku kujdestar. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe prokurori i shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është cilësuar hetim i vdekjes dhe po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve”, tha Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit