Shqipëria po plaket/ Në 2022 lindën 11 mijë bebe më pak se para një dekade

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 01.01.2023, 19:36

Shqipëria po plaket. Çdo vit e më shumë numri i lindjeve është në një rënie të frikshme. Në viti 2022, shënoi një numër të ulët të lindjeve të fëmijëve.

Qeveria ka vendosur të ofrojë shpërblim me 40 mijë lekë për fëmijën e parë të çiftit, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë, por duket se ky bonus nuk ka dhënë shumë rezultat.

Shpërblimin monetar e marrin edhe fëmijët e familjeve shqiptare të lindur jashtë vendit. Ndërsa brenda vendit tonë, statistikat e INSTAT tregojnë një numër thuajse dyfish më të ulët të lindjeve.

Për nëntë muajt e parë të 2022-it, kishin lindur vetëm 17 mijë bebe në të gjithë vendin, ndërsa në total për vitin kjo shifër nuk pritet të kapërcejë 24 mijë. Shifër 30% më e ulët se në fillim të mandatit të parë të qeverisë Rama, kur maternitet shqiptare prisnin mbi 35 mijë të porsalindur çdo vit.

Arsyet kryesore të rënies së lindshmërisë lidhen më së shumti me emigrimin e të rinjve, por edhe me pasiguritë ekonomike e sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit