“Krismat u dëgjuan si shashka, autori nuk ishte i maskuar”, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit ku u vra Edmond Papa

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.12.2022, 10:57

Vetëm para 13 ditësh, Edmond Papa, që kishte ardhur para disa ditësh në Tiranë në zonën e Selitës bashkë me nënën e tij, të cilës do t’i bënte disa analiza, mbeti i vrarë pas një atentati të kryer nga një person i vetëm. Autori vjen në këmbë dhe largohet në njëjtën mënyrë pasi kryen krimin. Emisioni në “Shënjestër” ka zbuluar edhe deklaratën e pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja.

Personi me iniciale V.SH në deklaratën e tij tregon se lëvizjet e tij kanë qenë mjaft të shkujdesura, si në një ditë të zakonshme pune në lokalin e tij, ku punonte si banakier dhe kamerier. Në dëshminë e dhënë përpara hetuesve ai është shprehur se nuk ka arritur të shohë momentin e krimit, por ka mundur vetëm të shohë autorin me kapuç në kokë.

Më pas ai shprehet se krismat e armës janë dukur si shashka. “Më datë 16 Dhjetor 2022 si zakonisht kam shkuar në punë rreth orës 14.00 dhe në lokal ka pasur klientë të zakonshëm, të cilët vinin aty. Unë kam qenë brenda në lokal dhe po punoja në banak.

Në lokal punoj vetëm unë, pasi nuk ka kamerierë. Fillimisht kam dëgjuar zhurmë si shashka dhe kam menduar se po hedhin fishekzjarre. Nga pjesa e banakut ku unë isha, nuk dukej mirë se çfarë po ndodhte”, tha fillimisht ai.

Pronari i lokalit tregon më pas momentet e para pas ngjarjes, me viktimën, që kishte marrë disa plumba, por ishte ende gjallë. “Gjatë kohës që isha në banak, unë pashë një person me kapuç në kokë dhe asgjë tjetër. Më pas dola nga banaku për tek dera dhe në hyrje të lokalit pashë viktimën, që më ka kërkuar të thërras urgjencën, pasi më tha se ishte plagosur”, tha pronari.

Pasi tregon detajin e rëndësishëm se autori nuk ka qenë i maskuar, por ka pasur vetëm një kapuç në kokë, që e ka ndihmuar të mos krijojë dyshime e panik te viktima dhe klientët e tjerë, pronari i lokalit zbulon se e njihte me emër Edmond Papën, për shkak se vëllai tij jetonte në katet mbi lokalin.

“Pasi konstatova ngjarjen, u mundova t’i telefonoja numrit 129, por më doli sekretaria. Ishte ora 16.25. I rashë dy herë këtij numri, por kur pashë që nuk po më përgjigjeshin, më pas shkova tek banesa e viktimës. Aty, pasi i kam rënë ziles së derës i kam thënë kunatës së tij se është plagosur vëllai i burrit të saj. Pasi u ktheva në lokal e gjeta të shtrirë viktimën, i cili kërkonte ndihmë.

Në këtë moment hoqa xhupin dhe ia vendosa te koka. Më pas mora një peshqir për t’i bllokuar plagët. Në këtë kohë kunata e tij ishte me telefon në dorë, por nuk e di kë ka telefonuar. Më pas ajo mori makinën për ta transportuar vetë pasi ambulanca po vonohej.

Në këtë moment erdhi policia dhe pas saj edhe ambulanca që e transportoi për në spital”, shtoi ai. Por Edmond Papa siç u raportua edhe më tej nga media, nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit