Me ngjyra serbe në hartën e Kosovës, Nedeljkoviq lirohet dhe provokon menjëherë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2022, 17:04

Nikolla Nedeljkoviq, 20-vjeçar me përkatësi serbe, tashmë është larguar nga Kosova pas lirimit nga paraburgimit. Madje, siç raportojnë meidet serbe, ai tashmë gjendet në Serbi, pasi ka kaluar pikën kufitare në Mutivodë.

Në një video të publikuar nga Informer, Nedeljkoviq shihet teksa përqafon motrën dhe prindërit e tij.

Ai ka veshur edhe një fanelë, ku shihet Kosova e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb.

“Jam mirë, mezi pres t’i përqafoj prindërit e mi” – tha ai pak minuta pasi e kaloi pikën kufitare në Mutivodë. Kujtojmë që në fillim të muajit dhjetor, Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtjes, e kishte ndryshuar dënimin e Nedeljkoviq nga tetë muaj në gjashtë muaj me burg. Por, atij i është ndaluar rifutja në Kosovë për një periudhë një vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit