Kapen 2 milionë dollarë false dhe marijuanë me thasë në Zvicër, arrestohet një shqiptar dhe një zviceran

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.12.2022, 11:10

Mediat zvicerane bëjnë me dije se policia ka sekuestruar 2 milionë dollarë amerikanë false dhe 240 kilogramë marijuanë në një bazë në Urdorf. Sipas policisë, një pjesë e madhe e parave false të printuara ndër vite, ishin sjellë në Shqipëri.

Për këtë aktivitet janë arrestuar dy shtetas, një shqiptar dhe një zviceran, të cilët janë kapur në flagrancë duke punuar në printimin e kartëmonedhave 50 dollarëshe false. Zvicerani i arrestuar kishte precedentë të ngjashëm edhe në Kosovë, në vitin 2012.

Policët gjetën edhe një lloj pjalmuesi, tek i cili mund të merren kristalet e rrëshirës nga sythat e vegjël të luleve të kërpit. Këto lëndë mund të përpunohen dhe të kthehen në marijuanë. Fillimisht policia kontrolloi shtëpinë e kthyer në punishte pikërisht për këtë dyshim.

Si përfundim ata gjetën 240 kilogramë marijuanë me vlerë 1 milionë franga zvicerane, 600 kilogramë kërp legal CBD, teksa surpriza ishte te dy të arrestuarit, që po printonin kartëmonedha . Sipas policisë, në një paletë ruheshin kartëmonedha gjysmë të gatshme.

Dy të arrestuarit janë të moshës 48 (Enes S.) dhe 70 vjeç (Loris G.). Ata ndodhen në paraburgim që nga bastisja e një muaji më parë. Gjithsesi, policia nuk mendon se ata janë përgjegjësit e vetëm të gjithë atij aktiviteti. Po hetohet në një rreth më të gjerë, për të zbuluar “peshkun” e madh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit