Policia gjeti armë e municion pafund në “fortesën” e Martinajve, por nuk zbuloi dot pronarin e tyre

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.12.2022, 11:22

Shteti shqiptar ende nuk është në gjendje të jetë një hap përpara krimit, as në rastin kur aksionet i ndërmerr vetë në mënyrë të befasishme. “Kujdes, mund të ketë kontrolle”, ishte mesazhi që Ervis Martinaj i kishte dërguar xhaxhait të tij përpara se të zhdukej në fillim të gushtit.

Pra, ai e kishte parashikuar këtë veprim të policisë plot katër muaj përpara, çka tregon qartë se ka qenë thuajse e pamundur që të afërmit e Martinajt, apo edhe vetë ky i fundit nëse është gjallë, të kapet në befasi nga policia.

Në aksionin e saj “blic” të ditës së djeshme, policia ka bërë me dije se ka sekuestruar 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Ky arsenal armësh është aq i madh, sa me të mund të organizohej një luftë disa ditore, apo një atentat i madh e i mirëorganizuar. Por të kujt ishin këto armë? Kjo është pyetja që policia ditën e djeshme nuk ka arritur t’i japë një përgjigje, çka përbën një situatë në kufijtë e qesharakes.

I gjithë municioni ishte fshehur në disa koshere bletësh në një ambient të përbashkët të Ervis Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt. Burime për mediat bëjnë me dije se dy xhaxhallarët ishin të pranishëm në banesat e tyre në momentin kur ka ndodhur aksioni, por asnjëri prej tyre nuk është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me municionin e gjetur.

Ndërkohë, prokuroria e Kurbinit ia hedh kompetencën policisë me argumentin se ka të bëjë me kontrolle të befasishme dhe në këtë rast është kompetencë e policisë për të kryer veprime të mëtejshme mbi pronarin e mjeteve të jashtëligjshme, të gjetura në “fortesën” e Martinajve. Një situatë tejet e paqartë, që tregon se policisë sonë i duhet shumë punë për të vënë me shpatulla pas murit një si Martinaj apo të tjerë me forcën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit