Ish-diplomati i Millosheviqit: Nëse preken barrikadat do të bëhet luftë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.12.2022, 09:43

Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq deklaruon se “e vetmja mundësi për zgjidhjen e krizës në Kosovë është përmbushja e kërkesave të palës serbe – tërheqja e forcave speciale të policisë dhe lirimi nga burgu i atyre personave që u arrestuan” dhe se “gjithçka tjetër do të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë dhe jashtë kontrollit”.

Serbët nga veriu i Kosovës janë në barrikada për ditën e 17-të. Ata thonë se do të largohen kur Kosova të lirojë Dejan Pantiqin, Milan Axhiqin dhe Sllagjan Trajkoviqin dhe kur forcat speciale të policisë të tërhiqen nga veriu. Millivojeviq pretendon se po i afrohemi përshkallëzimit, “veprimet e palës kosovare që nga dita e djeshme çojnë drejtpërdrejt në përshkallëzim” nëse nuk ka reagim nga KFOR-i. “Nuk është rastësi që në Krishtlindjet Katolike kemi ndalimin e hyrjes së patriarkut Porfirije dhe tentativën për të provokuar një incident të drejtpërdrejtë dhe për të provokuar disi palën serbe”, ka pretenduar Millivojeviq, deklaron për televizionin serb RTS.“Dje ka ardhur lajmi se është sulmuar patrulla e KFOR-it, kjo është thirrje e drejtpërdrejtë për përshkallëzim dhe argumenti tregon se ka pasur tentativë për të përshkallëzuar çështjen dhe për të përfituar nga kjo”, ka shtuar Millivojeviq.

Sipas fjalëve të tij, pala kosovare është e përkushtuar për një zgjidhje “me forcë dhe në këtë moment ajo që i përshtatet më shumë është përshkallëzimi”.

Duke folur për mundësinë e heqjes së barrikadave me dhunë, Millivojeviq pretendon se ky do të ishte “një hyrje në konflikt të drejtpërdrejtë, e vetmja mundësi për të dalë nga kriza është përmbushja e kërkesave të palës serbe: tërheqja e forcave speciale të policisë dhe lirimi nga burgu i dy ose tre personave, gjithçka tjetër çon në konflikt të drejtpërdrejtë për një kohë të gjatë”, kërcënon haptas ish diplomati i Millosheviqit tani në shërbim të propagandës armiqësore të Vuçiqit.

“Nëse nuk i kuptojnë këto qëndrime në KFOR, atëherë mund të kontribuojnë në përshkallëzimin, e kam fjalën për lajmet për mbështetje të mundshme të palës kosovare për një zgjidhje me forcë”, ka përfunduar Millivojeviq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit