Drejtoresha e Infermierisë: Shkarkimi im u bë për të rehatuar militantët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.12.2022, 21:55

Drejtoresha e gjertanishme e Infermierisë e Spitalit të Përgjtihshëm të Pejës Hidajete Krasniqi ka reaguar pas lajmit për shkarkim nga detyra, nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit Dr. Fazli Shala.

Në reagimin për media dhe opinion Krasniqi ka sqaruar kronologjinë e rastit të rëndë të frytit të vdekur, përderisa ka siguruar se ligjërisht shkarkimi i saj është i gabuar dhe ata të cilët ndërlidhen me rastin, sipas Krasniqit, kanë mbetur në pozita.

Largimin apo dorëheqjen si akt moral, Krasniqi në reagim ja ka përmendur vet drejtorit aktual Dr. Fazli Shala. Reagimi i plotë:

“REAGIM dhe SQARIM rreth njoftimit për shkarkimin tim nga pozita e Drejtoreshës së Infermierisë, për të cilin u njoftova nga Facebook-u i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës!

Të nderuara media, Të dashur miq, familjarë e bashkëpunëtorë, Para të gjithë titujve, pozitave e gradave, njeriu ndjehet shumë i vogël nga madhështia e titullit që ta jap populli yt.

Tepër relative mbetet çështja e pozitave, përpara misionit që ja kemi vënë vetës nga momenti kur kemi veshur mantelin e bardhë e që fatkeqësisht në të njëjtin mision përpos që u dështua dhe ngjarja u kthye në fatkeqësi sot edhe e politizuam skajshëm. Krejt kjo me ndërhyrjen e politikës! Personalisht dhe nga pozicioni i punës, jam ndjerë tejet keq dhe e shokuar me rastin që ka ndodhur me frytin e vdekur dhe mënyren se si është trajtuar ky fryt.

Kam bashkëndjerë dhe bashkëndjejë me familjen e dëmtuar dhe të gjithë popullatën. Nën betim ju siguroj edhe publikisht, që unë Hidajete Krasniqi – Drejtoreshë e Infermierisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nga momenti i parë, personalisht kam insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.

Deri më dje (e Premtë) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me Drejtorin aktual Ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim.

Vendimi për shkarkimin tim dhe të Drejtorit Mjekësorë, ju sigurojë se është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatëkeqësisë me ndërhyrje të thella politike, militantiste, për të eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë!

Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrënqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkarkuar U.D. Drejtori i Administratës i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetvendosje.

Me keqardhje por me shumë siguri e them se veprime të tilla sikur ky i sotmi, me shkarkime, për asnjë moment nuk mund të hedhin ‘hi syve’ opinionit , në mënyrë që Drejtori aktual Ekzekutiv, ta heq vëmendjen e mos ndjerjes përgjegjësi, minimalisht morale-personale, si menaxher i parë dhe kryesor i Institucionit ku ka ndodhur rasti tragjik.

Unë besoj fort, që përgjegjësia është dhe duhet të jetë personale e asesi dhe poaq jam e bindur që këto situata nuk duhet shfrytëzuar për fushata shkarkimesh me të vetmin qëllim, rehatimin e personave politik të partisë në pushtet.

Si udhëheqe e Infermerisë gjatë 23 viteve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë së bashku me kolegët besoj, ja kemi dalur që të jemi shtyllë e rëndësishme e korrektësisë profesionale dhe pjesë e krenarisë së punës së Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

I falenderojë të gjithë kolegët për bashkëpunimin që patën gjatë tërë këtyre viteve. Vendimi për shkarkim i tillë siç ka ardhur prapa shpine e me qëllime degradimi nuk mund ta zbehë punën time të palodhshme, pa orar e me sakrifica personale për të ngritur e zhvilluar Spitalin.

Njoftoj opinionin publik, mediat dhe në këtë rast edhe Drejtorin Ekzekutiv z. Fazli Shala dhe stafin e afërt të tij, të cilët e kanë këshilluar keq se në afatin më të afërt do ti drejtohem organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore. Me respekt, Hidajete Krasniqi-Spitali i Përgjithshëm Pejë”-thuhet në reagimin e Krasniqit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit