Humbi jetën pasi piu ilaçet e dhëmballës, flasin prindërit e 35-vjeçarit në Kolonjë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.12.2022, 10:01

Një problem me dhëmballën u kthye në shkaktar për humbjen e jetës së Genti Ihsajt nga Kolonja gjatë ditës së djeshme. Prindërit e 32-vjeçarit tregojnë momentet kur shëndeti i djalit të tyre u përkeqësua, pas ilaçeve që ai kishte konsumuar për të ulur dhimbjet dhe infeksionin.

Dashamir dhe Shega Ihsaj shprehen se Genti nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër, përveç shqetësimit të dhëmballës. “Djali erdhi nga Erseka. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Erseë, ndërsa 3 lloje me kokrra, që i kishte marrë më pas, i piu në shtëpi. Erdhi nga ora 10:00-10:30 dhe i piu. Ai pluhuri që piu në Ersekë e kish bërë shpellë, djersë.

Pati shkruar te dentisti, ia kishte dhënë edhe recetën. Lenci (dentisti) i kishte dhënë recetë dhe pastaj djali vajti në farmaci dhe i mori ilaçet. Kishte shqetësime nga dhëmballa dhe koka, thoshte më dhemb shumë, ishte buhavitur (ënjtur) edhe nga gusha. Sa erdhi, zbriti nga makina dhe e ndërruam se ishte bërë ujë në djersë.

Kur erdha unë nga lopët, që ishte ora 15:30-16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli: ‘hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën?’. Sa hoqa çorapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë, kur hyra në kuzhinë unë, djali ishte shtrirë aty.

Thirr o Genti o Genti, e fërkova nga duart, ishte bërë akull djali nga duart, as mu përgjigj, asgjë. Pastaj ngrita kujën, dola u thirra komshinjve aty ta merrnin djalin ta shpinin në Ersekë se thashë mbase nuk është aq keq. Lajmëruan nja dy djem ambulancën, e nxorën me makinë dhe rrugës e kishin gjetur ambulancën.

Djali qëkur ishte fëmijë dhe derisa u bë 32 vjeç, nuk ishte shtruar një herë në spital, s’kishte bërë asnjë gjilpërë në trup, nuk ankohej për gjë, edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë, por nuk e kishte kaq saç e kishte dje të ënjtur, ne i thoshim të ikë në Ersekë të mos vinte në shtëpi që të vizitohej. Ne kërkojmë të zbardhet e drejta e djalit”, tha nëna e 32-vjeçarit.

Babai i djalit tha se i biri u vizitua nga dentisti në Ersekë, mori recetën më pas shkoi te farmacia dhe u kthye në shtëpi, ku menjëherë piu ilaçet. “Koka i dhembte dhe nga fyti ishte buhavitur (ënjtur) kishte dhe shumë djersë. Ç’të them unë, ai (djali) vajti ku thanë ata. Nuk di gjë, presim kur të nxjerrin ata rezultat. Po tani, nuk them dot. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa”, tha i ati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit