E prekur nga tumori i palcës kockore, Ilda ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve në këtë prag Krishtlindjesh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.12.2022, 17:40

Festat e fundvitit janë në shumë pranë për tu kremtuar, por në familjen Meraj këto festa nuk do të festohen me të njëjtin gëzim si çdo vit. Kryefamiljarja e kësaj familje kohët e fundit është diagnostikuar me Mieloma e shumëfishtë, pra një tumor i palcës kockore që duhet të trajtohet me medikamente të shtrenjta. Dy djemtë e zonjës, Ilda Meraj e cila vuan nga sëmundja, kërkojnë ndihmë nga shqiptarët që të ndihmojnë sado pak, me aq mundësi sa kanë që nëna e tyre t’i kthehet jetës së mëparshme duke u kuruar në mënyrë të specializuar.

APELI PËR NDIHMË:

Të dashur miq, shpresoj që të gjithë po prisni Krishtlindjet për të festuar me anëtarët e familjes dhe miqtë tuaj nga i gjithë vendi. Për familjen time, ky vit nuk do të jetë si gjithmonë. Kjo është historia e trishtë e nënës sime të mrekullueshme. Unë quhem Xhuljano dhe jam djali i Ildës, aktualisht student në Kanada. Unë dhe familja ime së fundmi zbuluam se nëna jonë është diagnostikuar me një sëmundje te rende për jetën. Per kete aresye po kërkoj të mbledh disa fonde për t'i dhënë asaj trajtimin që i nevojitet. Mieloma e shumëfishtë është një tumor i palcës kockore që duhet të trajtohet me medikamente të shtrenjta. Duke qenë një student jashte Shqiperie mendova se jeta ishte e vështirë, por gabova, të mendosh se je duke humbur nenen tende, atë te cilen sakrifikon gjithçka për të siguruar një jetë më të mirë është më e vështirë. Aktualisht, nëna ime është duke u trajtuar në Greqi me radioterapi dhe në ditët në vijim do të ketë nevojë për trajtime të tjera. Për shkak të pamundësisë për të përballuar të gjitha trajtimet, jam duke filluar këtë fushatë për të mbledhur fonde sa më shumë që të mundemi.

Ne jemi dy djem që po luftojmë që mamaja jonë të kthehet në krahët tanë e sigurt dhe shëndoshë e mire. Ndonjehere nuk mjafton nisma e 2 personave per te ndihmur nje person ne rrezik jete, duhen ndihmat e te gjithe bashkeathetareve per te ndezur perseri shpresen. Ne qofte se mendon qe nje dalje me miqte ose nje drek mund te ndihmojne nje person te jetoj atehere te lutem te kontribosh edhe ti ne nismen time.

Shpresoj të marr një ndihmë nga ju për t'i kthyer asaj një jetë normale.

Ju uroj gjithë të mirat dhe festa te lumtura!

Ndërkohë ju mund të kontriboni për Ildën duke klikuar këtu: GoFundMe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit