Ligji rezultoi kot/ 70 për qind vazhdojnë t’i përdorin qeset plastike

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.12.2022, 17:10

Në qershor të 2022 u ndalua përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri dhe çdo njeri që shkelte ligjin do të dënohej me gjobë. A e kanë zbatuar shitësit këtë ligj? Qëndresa Qytetare ka kryer një pyetësor në lidhje me përdorimin e qeseve plastike ku janë përgjigjur 300 qytetarë të të gjitha moshave nga 15 vjeç, nga të gjitha qarqet e Shqipërisë. 84 për qind e të anketuarve jetojnë në zona urbane ndërsa 16 për qind në zona rurale.

Sipas Gazeta Si nga ky pyetësor Qëndresa Qytetare ka dalë në përfundimin se 70 për qind e qytetarëve të anketuar vazhdojnë të përdorin ende qese plastike. Për 59.3 për qind prej tyre, kostoja e blerjes së qeses së re plastike, është e lartë (një qese plastike e re kushton 20 lekë).

Pasi i përdorin një herë, 54.7 për qind e qytetarëve të anketuar i ruajnë dhe i ripërdorin qeset, ndërsa 40.7 për qind i ripërdorin vetëm për mbeturinat, 2.7 për qind i hedhin, ndërsa 2 për qind nuk janë të sigurt.

Sakaq 53 për qind e të anketuarve shprehen se bëjnë blerje deri 3 herë në javë, ndërkohë që 42.33 për qind tregojnë se bëjnë pazare më shumë se 6 herë në javë, çka dhe shpjegon faktin se pse qeset e reja plastike janë të shtrenjta për to. 74.7 për qind e tyre, pra 224 persona, pranojë se ka patur raste kur shitësi ju ka ofruar qese të holla një-përdorimshe, ndërkohë që 8 për qind shprehen jo të sigurtë.

Nga ana tjetër, 67 për qind e tyre shprehen se kjo gjë u ka ndodhur pas qershorit. Pra 201 persona nga 300 konfirmojnë se janë ndeshur me shkelje të këtij ligji. Ndërkohë pjesa më e madhe e të anketuarve që dëshmojnë këtë gjë, banojnë aktualisht në Tiranë. 94 për qind prej tyre kanë dëgjuar për ligjin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, ndërsa 4.3 për qind jo dhe 1.7 për qind shprehen se nuk e dinë. Për këtë ligj, qytetarët janë informuar më së shumti nga televizioni (35.3 për qind), media sociale (29 për qind) dhe miqtë (6 për qind).

Sipas Global Change Data Lab1, në vitin 1950, bota prodhonte vetëm 2 milionë tonë plastikë në vit. Që atëherë, prodhimi vjetor është rritur gati 230 herë, duke arritur në 460 milionë tonë në 2019. Ndërkohë nga 5800 milionë tonë plastikë parësore që nuk përdoren më, vetëm 9 për qind është ricikluar që nga viti 1950. Sa i përket Shqipërisë, e cila njihet si një nga vendet që kontribuon më së shumti në ndotjen e oqeaneve në botë, rezulton se vetëm për vitin 2019, janë emëtuar mesatarisht 0.54 kg plastikë për person. Ndërkohë që mbetjet plastike të keqmenaxhuara për frymë në Shqipëri, në 2019, janë 24.24 kg për person. Duke konsideruar dëmet që plastika ka shkaktuar në të gjithë botën, shumë qeveri kanë ndërmarrë masa të ndryshme për parandalimin e përdorimit të saj.

Në vitin 2002, Bangladeshi u bë vendi i parë në botë që zbaton një ndalim për qeset e holla plastike, pasi u zbulua se ato luanin një rol kyç në bllokimin e sistemeve të kullimit gjatë përmbytjeve.

Sipas një kërkese të bërë në tetor nga Qëndresa Qytetare adresuar pranë ISHMT (Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes së Tregut), rezulton se prej fillimit të implementimit të ligjit, më datë 1 qershor deri më 18 tetor të vitit 2022, ky institucion ka kryer 2038 verifikime/inspektime/ kontrolle të subjekteve apo individëve, nga ku është vendosur vetëm 1 masë administrative me gjobë (500.000 lekë), dhe janë sekuestruar mbi 200 kg plastikë, nga ku 147.7 kg janë sekuestruar pranë një subjekti importues. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i ka kryer inspektimet në terren nëpërmjet degëve të saja në 4 rajonet e Shqipërisë. Nga 12 inspektimet e kryera nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Korçë, Elbasan dhe Berat janë vendosur 3 masa administrative me gjobë minimale, nga 500 000 lekë secila si dhe janë sekuestruar 480 plastikë e palejuar. Agjencia Rajonale e Mjedisit Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ka kryer 5 inspektime në total, nga ku të 5 subjektet prodhonin qese plastike sipas kërkesave ligjore.

Në Tiranë, Durrës dhe Dibër janë kryer në total 7 inspektime, ku nuk janë konstatuar parregullësi. Në rajonin e Lezhës, Shkodrës dhe Kukësit, ARM (Agjencia Rajonale e Mjedisit) përkatëse ka inspektuar vetëm një subjekt, i cili është i vetmi që është i pajisur me leje mjedisore për prodhimin e qeseve plastike. Gjithsej, ARM ka kryer 25 inspektime, nga ku janë vendosur 3 gjoba dhe ka qenë prezente në shkeljen e ligjit në një tjetër rast, të inspektuar nga ISHMT. Në total, nga inspektimet e këtyre dy institucioneve rezulton se vetëm 4 subjekte në të gjithë Shqipërinë kanë shkelur ligjin që prej datës së fillimit të implementimit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit