TIMS-i “shkatërron” Ahmetajn, SPAK bën “qorrin”/ Vërtetohen udhëtimet e tij në datat e paguara nga Zoto

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.12.2022, 14:50

Pasi gazetari Adriatik Doçi vërtetoi pagesat e qëndrimeve në hotelet luksoze në Gjermani e Francë të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij Erjola Hoxhës nga boss-i i inceneratorëve Klodian Zoto, Ahmetaj ngriti dyshime për vërtetësinë e provave i ftuar në një emision televiziv.

Ai u shpreh se “faturat e hoteleve të publikuara ditët e fundit, nuk janë origjinale”. Ndër të tjera Ahmetaj tha se mediat i marrin mediat të mirëqena letrat por ai nuk ka përdorur kartën e askujt.

“Nuk janë dokumente origjinale. As kam udhëtuar e as kam përdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat”.

Janë verifikuar nëpërmjet sistemit TIMS nga TCH hyrjet dhe daljet e Arben Ahmetajt.

Sipas provave të paraqitura në SPAK nga Doçi, datat e lëvizjeve të Ahmetajt përkojnë me destinacionet dhe hotelet që ka rezervuar Klodian Zoto gjatë kohës që ishte në kërkim.

Në e-mailet e kompjuterit të Zotos, për të cilën prokurorët e SPAK nuk i panë, sipas kallëzimit të gazetarit Doçi, prova 2 tregon rezervimin e hotelit “Principe di Savoia” në Milano për datat 20 deri në 22 qershor 2014, për Arben Ahmetajn.

Nëse i referehohesh sistemit TIMS të siguruar nga Top Channel, ish-ministri ka udhëtuar pikërisht në këto data në Milano, pra ka shkuar në 20 qershor dhe është rikthyer në 22 qershor 2014 në Tiranë.

Vijojmë me provën numër 3, për rezervimin e hotelit Mandarine në Milano, ku vetëm për 1 natë nis çmimi mbi 1500 euro. Data e rezervimit është 9 shtator 2016 për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha. Nëse shohim sistemin TIMS, ish-ministri ka udhëtuar pikërisht në këtë datë drejt Milanos, në aeroportin e Bergamos në 9 shtator 2016.

Në provën 4 të paraqitur nga gazetari Adriatik Doçi, Zoto ka rezervuar një hotel te “Sans Suice” në Vjenë për datën 21 shkurt 2014. Pikërisht në këtë datë, Ahmetaj udhëton drejt Vjenës, sipas sistemit TIMS.

Në provën 5, te depozituar në kallëzim, flitet për një rezervim hoteli me 5 yje në Bukuresht, në datën 13 qershor 2017 mbërritje.

Në sistemin TIMS, Ahmetaj ka dalë në datën 13 qershor 2017 nga pika kufitare e Kapshticës me makinën tip “Range Rover” me targa AA 908 PY, për të udhëtuar më pas nga Maqedonia e Veriut drejt Rumanisë.

Datë kthimi nuk ka për ish-ministrin e Financave, pasi në ditën e kthimit ai është aksidentuar në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë, pikërisht me makinën që kishte udhëtuar drejt Bukureshtit. Fotot e qarkulluara në internet, tregojnë targën e makinës, që Ahmetaj ka përdorur në këtë udhëtim.

Të gjitha udhëtimet e Arben Ahmetajt janë lehtësisht të verifikueshme, mjafton që dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi të verifikonin sistemin TIMS dhe të dërgonin një letër-porosi te hotelet ku ka paguar Zoto dhe ka qëndruar Ahmetaj me bashkëjetuesen e tij.

Por mesa duket, dy prokurorët e SPAK që akuzohen për devijim hetimesh dhe shpërdorim detyre, nuk i kanë parë këto e-maile që fundosin ish zv.kryeministrin Ahmetaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit