Shoku i Astrit Deharit: Nëse “Vetëvendosje” nuk e zbardhë vdekjen, ajo do të rrëzohet apo rrënohet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.12.2022, 12:00

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, i cili bashkë me Astrit Deharin dhe të tjerët ishte akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, para gjykatës ka folur për gjykimin ndaj tij dhe për shokun e tij Astrit Deharin.

Në fjalën e mbrojtjes para trupit gjykues, të cilën e ka siguruar Portali Dukagjini, Arifi, ka thënë se shkaqet juridike që i përmban aktakuza nuk qëndrojnë Arrestimin e tij dhe të shokëve të tij, Arifi e ka quajtur skandaloz dhe se sipas tij është bërë “vetëm pse e kanë kundërshtuar ose e kundërshtojnë servilitetin, nepotizmin e korrupsionin”.

Sipas Arifit, ata po akuzohen vetëm për shkak se kishin qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. “Derisa prokuroria nuk ka arritur të individualizojë veprimin e secilit nga ne, kjo nënkupton se ne jemi duke u gjykuar nën të vetmin kusht dhe cilësi – sepse jemi ose kemi qenë dikur aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Prandaj nuk kemi individualizim të veprimit por kemi identifikim kolektiv. Kjo sepse në rend të parë preja e gjahut nuk jemi vetëm ne, por është një organizatë e tërë politike”, ka thënë Arifi. Tutje, Arifi ka folur edhe për rastin eAstrit Deharit, për të cilin tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk e zbardhë atë, ajo do të rrëzohet apo rrënohet, njësoj ashtu sikurse që u ngrit.

“Populli shqiptar, në veçanti ai i Kosovës, Astritin e njeh si njeriun i cili për së vdekuri e rriti dhe ia fitoi zgjedhjet VETËVENDOSJES!, por mos harroni për aq sa e njoh unë si Atdhe politikën, nëse Lëvizja e tij, aktivist i së cilës ishte deri sa u mbyt dhunshëm, nuk ia zbardh rastin ai për së vdekuri do ta rrëzoj apo rrënoj këtë Lëvizje, ashtu siç e ngriti”, ka thënë ai.

“Më falni për emocionet, por nuk jam prej atyre që i vajtoj shokët vetëm para zgjedhjeve ose kur ta kanë përvjetorin. Unë nuk jam aq i pasur as nuk kam me qindra hektarë tokë, por deri në vdekje më dhimbset çdo m2 e territorit të shtetit e kombit tim. Prandaj Kosova e shqiptaria nuk do ta harroj kurrë Astrit Deharin”, vijon fjala e tij. Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, të cilët i akuzon për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë, katër muaj pasi të njëjtit, bashkë me tani të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës, por që Dehari kishte vdekur në nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit