Në Shkup çmimi i banesave arrin deri në 2000 euro për m²

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.12.2022, 17:15

Ata që duan të blejnë një banesë në kryeqytet nuk e kanë qëlluar kohën, ngaqë çmimet e pronave të patundshme kanë arritur majat. Në qendër të Shkupit një m2 në objekte të reja shkon në 2 mijë euro, ndërsa jo më larg se në lagjet përreth çmimet nga 900 euro sa ishin para një viti, tani janë mbi 1,350.

Ekspansioni ndërtimor në Shkup nuk kursen asnjë pëllëmbë tokë. Imigrimi në kryeqytet nga i gjithë vendi ka bërë që të çoroditen çmimet duke tejkaluar çdo parametër të cilësisë, madhësisë dhe lokacionit. “Në një nga lagjet më të dendura të Shkupit ndërtimet e larta nuk kanë fund, njëra posa u themelua sot. Për të cilat, qytetarët nëse duan të blejnë do të paguajnë diçka më tepër pasi që rritja e kamatave është e pashmangshme pas vitit të ri. Por, sipas ekspertëve në rast se bie kërkesa e blerësve për patundshmëri çmimet e të njëjtave do të stabilizohen”.

Njohësit e fushës e kanë një sqarim përse qytetarët investojnë në patundshmëri në kohë krize. Profesori universitar tha se rritja kërkesës ka bërë që ndërtuesit të shfrytëzojnë rastin të rrisin çmimet e banesave. Nga ana tjetër ekonomisti Borçe Trenkovski, tha se me rritjen graduale të kamatave do të ndikojë në uljen e inflacionit.

“Me këto rritje do të bëhet qasje më e shtrenjtë për të financuar në patundshmëri, por kjo vlen për të gjitha kreditë, kur ka edhe ridefinim të kamatave fikse. Disa kanë dhënë për 5-10 vjet kamata fikse, tani ato do jenë variabile dhe më të larta saqë ata që se kanë patjetër të investojnë në patundshmëri do ta shtyjnë. Kuptohet edhe situata ekonomike është e pafavorshme, likuiditeti zvogëlohet në banka dhe ata do jenë më të kujdesshëm ku do ti plasojnë financat e tyre, kështu që pritet periudhën në vazhdim të ulet kërkesa, dhe pritet të ndikoj në uljen e çmimeve. Goditjen më të fortë në këtë situatë do ta kenë kreditë e reja, të cilat do të merren me norma më të larta të interesit që do të bëjnë presion në ulje të çmimeve”, tha Borçe Trenovski, profesor i ekonomisë.

Në këtë kohë krize kur investitorët po thirren në rritjen e kostove të materialeve ndërtuese dhe fuqisë punëtore, ndërhynë Banka Popullore për të stabilizuar tregun me rritjen e normave të interesit të kredive. Ata thonë se ruajtja e stabilitetit të çmimeve është qëllimi kryesor, i cili arrihet përmes strategjisë monetare për ruajtjen e qëndrueshme të kursit të denarit në raport me tregun devizor,raporton alsat.

“Bankat qendrore në mbarë botën po shtrëngojnë politikën monetare në përgjigje të normave të larta të inflacionit afatgjatë, me qëllim të uljes së presionet nga llogaritja e kostove të ardhshme të mundshme si rezultat i inflacionit të pritshëm nga subjektet ekonomike, por edhe duke kufizuar kërkesën shtesë, e cila mund të nxisë edhe inflacionin. Me projeksionet vjeshtore të Bankës Popullore, ne vlerësuam një inflacion mesatar në vitin 2022 prej 14.3%. Së bashku me masat e marra dhe efektet e shtrëngimit gradual të politikës monetare, në vitin 2023 inflacioni parashikohet të ngadalësohet në rreth 9% në bazë vjetore”, thonë nga Banka Popullore e RMV-së.

Sipas të dhënave, shtetasit tanë kanë 1,1 miliard euro kredi aktive të investuara për patundshmëri. 70% e këtyre kredive janë me kamata variabile. Kërkesa për blerje të patundshmërive pritet të ulet pas vitit ri dhe si rrjedhojë të ulen dhe çmimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit