Tjetër rekord/ Kërkesa për azil në BE, shqiptarët i’a kalojnë dhe ukrainasve

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 22.12.2022, 16:18

Ukraina ka 10 muaj në luftë, por shqiptarët janë populli me kërkesën më të lartë për azil. Emigrimi masiv i shqiptarëve nuk po njeh kufij, duke ardhur gjithmonë në rritje. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat mbi 1,100 shqiptarë kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Evropian në muajin shtator. Ndërkohë, ukrainasit që janë në luftë kanë kërkuar vetëm 870 azile, teksa popullsia e tire është rreth 43.8 milionë banorë.

Nga priudha janar-shtator e një viti, kërkesë për azil nga shtetasit shqiptarë drejt BE kanë qenë të plotë 7870 aplikime. Krahasuar me një vit më parë ka një rritje prej 34%, shifra të cilat janë alarmante për një popullsi të vogël si e jona.

Franca vijon të mbetet shteti kryesor që ka më shumë azilantë, për shkak të politikave sociale dhe lehtësuese që ofron. Në këtë shtet aplikuan më shumë se gjysma e azilkërkuesëve. Pas Francës renditet Gjermania me 15% të aplikimeve në total, Italia me 11% dhe Greqia me 10%.

Aplikimet për azil nga shqiptarët nuk mungojnë si në shtetin e Sllovenias apo edhe Rumania, me nga 5 aplikime për secilin shtet. Jashtë këto të dhëna janë Britania e Madhe përshkak të daljes së saj nga Europa, por që dyndja e shqiptarëve është edhe drejt shteti ka qenë i madh. Mendohet se në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani mbi 13 mijë shqiptarë.

Shqiptarët nuk po i largohen luftës, të ftohtit siberian apo të nxehtit afrikan. Nuk po i largohen as fotos së resurseve natyrore e nëntokësore. Gjithmonë e më shumë shqiptarët po i madhhen varfërisë së krijuar nga keqqeveria 30 vjet e kanë vendin, ku politikanët të vetmit që kanë pasur dhe shqiptarët që vendosin të largohen drejt një shteti evropian që qeveriset ndershmërisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit