Prokuroria e Lushnjes i ka sekuestruar pasurinë 3 shtetasve, emra të njohur të drejtësisë shqiptare. Ka dyshime se Julian Sula, Demir Licka dhe Fatmir Abdurramani kanë ngritur pasuritë e tyre duke kryer veprimtari të paligjshme.
Julian Sula i njohur ndryshe si 'Juli i Pashakos' është emër i njohur për drejtësinë pasi konsiderohet si kundërshtari i Aldo Bares. Në vitin 2019 ai ishte nën hetim për vrasjen e Zamir Latifit në 2017-tën ku shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Kurti. Juli i Pashakos ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Më 11 qershor 2016, Julian Sulos iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”.
Ndërkohë shtetasi Fatmir Abdurramani është dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit. Ka dyshime se të gjithë pasurinë e tij e ka ngritur nëpërmjet veprimtarisë kriminale në Itali.
Njoftimi i plotë:
Prokuria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka konfiskuar pasuritë e tre shtetasve në Lushnje me dyshimin se ato kanë burim nga veprimatritë kriminale.
1.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.1, të vitit 2021, ndaj subjektit Julian Sulo. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 224, date 17.11.2022 u vendos:
– Konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim të shtetasit J.S, të përshkruara si më poshtë vijon:
– Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;
– Pasuria e luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne “, në zotërim të shtetasit J.S.;
– Apartament “Ap. C kati i IV” me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga “Vasil Kuqi”, zk 8513.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. ka regjistruar procedimin pasuror Nr.2, të vitit 2021, ndaj subjektit Demir Licka.
Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.221, datë 09.11.2022 u vendos masë parandaluese pasurore, konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe paluajtshme në zotërim të shtetasit D.L, të përshkruara si më poshtë vijon:
– Objekti 1-kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m² dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen “18 Tetor”, qyteti Lushnjë;
-Automjet tip “Volksëagen Passat” me shasi “EVEZZZ3CZ6E124723”, në pronësi të shtetasit D.L.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.3, të vitit 2021, ndaj subjektit D.L. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.231, datë 24.11.2022, u vendos:
Konfiskimi i pasurive në zotërim të shtetasit Fatmir Abdurrahmani, të sekuestruara sipas vendimit gjyqësor të datës 28.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, si më poshtë:
– Pasuria Nr.22/314-N14, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
– Pasuria Nr.22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
– Pasuria Nr.18/199+2-89, z.k.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
– Pasuria Nr.22/314-G, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”
– Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2-Aksi (E-II) (6-7);
– Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78.49m2 i porositur me kontratën noteriale të sipërmarrjes për prenotim apartamenti me Nr.178 Rep, Nr.111;
– Pasuria Nr.22/314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2, e llojit “njësi shërbimi”, sipas nenit 12/a/1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Anri Kashiku
Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
Granit Xhaka
Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
Marin Mema
Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
Elvis Naçi
Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
Luiza Gega
Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
Robert Neçaj
Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
Kevin Qoku
Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
Fogerti
Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
Aleks Vishaj
Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
Rabie Koçi
Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Nënë Fatimeja
Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.