Kosova dhe Serbia takohen në Zvicër, publikohet non-paperi dhe pikat e dakorduara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.12.2022, 09:51

Transmetuesi publik ka siguruar një non-paper që doli si rezultat i një takimi të delegacionit të Kosovës me përfaqësues nga pozita e opozita me delegacionin serb në Zvicër. Mimoza Kusari-Lila, e cila përfaqësoi Vetëvendosjen, tha se në këtë takim u theksua domosdoshmëria e normalizimit të raporteve mes dy vendeve, derisa Asociacioni nuk përfshihet në non-paper.

Zhvillimet në veri të vendit, marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë si dhe domosdoshmëria për arritjen e marrëveshjes finale u diskutuan në një takim që u mbajt në Zvicër javë më parë, në të cilin përfaqësuesit e të dyja vendeve nënshkruan një non-paper.

Mimoza Kusari-Lila e cila përfaqësoi Vetëvendosjen, tha se në këtë takim u theksua domosdoshmëria e normalizimit të raporteve mes dy vendeve, derisa Asociacioni nuk përfshihet në non-paper.

“Në këtë non- paper nuk përmendet askund asociacioni, ose domosdoshmëria për të bërë diçka. diskutime ka pasur natyrisht, përfaqësuesit serb kanë kërkuar themelimin e asociacionit serb kohë më parë, përderisa nuk janë përgjigjur asnjëherë në pyetjen që unë ia kam parashtruar në atë rast se cilat janë të drejtat që u mungojnë komunitetit serb në Kosovë që do të mund të realizoheshin përmes themelimit të asociacionit, që përgjigje nuk ka pasur, për këtë arsye edhe nuk ka pasur dakordim për të pasur asociacionin në këtë non-paper”, tha Kusari-Lila.

Në dokumentin e nënshkruar nga të dyja vendet të cilin e ka siguruar,thuhet se në takim u shkëmbyen pikëpamjet për marrëdhënie të mira dhe adresim të çështjeve urgjente.

Sipas dokumentit, në takimin e mbajtur në Solothurn të Zvicrës nga 10-12 nëntor, bisedimet u zhvilluan në një atmosferë besimi, konstruktive dhe të hapur, duke supozuar për qëllime të mira.

Në takim, pjesëmarrësit ranë dakord për pikat e mëposhtme:

1. Lufta në Ukrainë ka krijuar një moment strategjik për një proces të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike;

2. Është në interesin e përbashkët kombëtar të Kosovës dhe Serbisë që të zhvillohen marrëdhënie të mira, të qëndrueshme dhe të parashikueshme.

3. Pas ngjarjeve të fundit, pjesëmarrësit nga Serbia dhe Kosova janë shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë, veçanërisht në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Derisa bashkësia ndërkombëtare ka rolin e saj, Kosova dhe Serbia mbajnë përgjegjësinë kryesore për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në vend. Duhet të ndërmerren veprime specifike pa vonesë për të adresuar dhe korrigjuar situatën aktuale.

4. Pjesëmarrësit bëjnë thirrje që përpjekjet të shumëfishohen për të adresuar çështje afatgjata. Ata mirëpriten një iniciativë të fortë dhe të bashkërenduar të palës së tretë për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse. Kjo është e vetmja rrugë përpara. Arritja e një marrëveshjeje të tillë po bëhet urgjente.

5. Që kjo të ndodhë, pjesëmarrësit bëjnë thirrje për aktorët kryesorë ndërkombëtarë (BE, Gjermani, Francë, SHBA) të krijojnë një kornizë të re të fuqishme përcjellëse për të udhëhequr Kosovën dhe Serbinë përmes një procesi të negociatave që përfundimisht do të rezultojë në një marrëveshje të tillë.

6. Aktorët kryesorë ndërkombëtarë si palë me interesat e tyre legjitime në proces u ftuan së bashku me Serbinë dhe Kosovën, që të angazhohen për një qëllim të përbashkët përfundimtar dhe krijimin e një udhërrëfyesi për negociatat duke përfshirë edhe afatet kohore.

7. Pjesëmarrësit mirëpresin gjithashtu palë të tjera të treta me përvojë dhe të përkushtuar për ta mbështetur këtë proces sipas nevojës. Pjesëmarrësit kërkojnë që Zvicra t’ua dorëzojë këtë non-paper palëve përkatëse.

RTK ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga përfaqësuesit e partive të tjera që ishin në takim, PDK, LDK dhe AAK, por nuk u përgjigjën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit