I thyen krahun dhe këmbën, identifikohen autorët që dhunuan drejtorin e OSHEE në Lezhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.12.2022, 17:34

Më 30 nëntor të këtij viti Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Lezhë, Edmir Përndreca u dhunua nga disa persona.

Pesë persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar dhe për dy prej tyre janë prerë urdhër arrestet. Ndalimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me urdhër të prokurorisë së Lezhës. Ndaj autorëve, Leonard Pepa dhe Sebastiano Malotaj është ngritur akuza e "Goditjes për shkak të detyrës", pasi ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë.

Kujtojmë se 43-vjeçari Edmir Përndeca u dhunua teksa po lëvizte me makinën e OSHEE mbrëmjen e 30 nëntorit. Përndeca u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër, teksa 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër e kanë dhunuar fizikisht me sende të forta duke i thyer krahun dhe këmbën.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Zbardhet me prova ligjore, plagosja e rëndë e një punonjësi të OSHEE, Lezhë, ngjarje e ndodhur më datë 30.11.2022. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundviti”.

I dëmtuan automjetin, punonjësit të OSHEE, Lezhë, dhe e goditën atë për shkak të detyrës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë së Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, mbështetur në inteligjencën informative, kanë vijuar hetimet me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundviti”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 30 nëntor 2022, në aksin rrugor “Shënkoll-Lezhë”, ku u dhunua fizikisht shtetasi E. P., 43 vjeç, me detyrë drejtor i OSHEE, Lezhë.

Si rezultat i operacionit “Fundviti”, u identifikuan, u kapën dhe u ndaluan shtetasit L. P., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Plagosja e rëndë me dashje".

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i kanë dëmtuar automjetin shtetasin E. P., gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë, për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin e përdorur nga 2 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj ngjarjeje. Vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit