Historiani: Lionel Messi mund të ketë origjinë shqiptare, familja e tij ishte nga Gjirokastra dhe emigroi në Argjentinë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.12.2022, 13:19

Përfaqësuesja e Argjentinës fitoi ndaj Francës në finalen e kampionatit Botëror, duke u bërë Kampione e Botës për herë të tretë.

Golat për Francën i shënoi Kylain Mbappe, gjithsej, tre, ndërsa për Argjentinën shënuan Lionel Messi me penalltinë në minutën e 23-të, pastaj Di Maria në minutën e 36-të, dhe përsëri Messi në minutën e 108-të.

Ndërkohë pas ngjarjes, historiani Naim Flamuri thotë se futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshë dhe kjo është e faktuar me dokumente.

Flamuri u shpreh për Euronews se shumë familje arbëreshë emigruan nga Italia drejt Argjentinës, e një ndër to, ishte edhe familja e Messit, e cila sipas historianit ishte nga Gjirokastra dhe ka emigruar në Argjentinë në vitin 1883.

“Ne kemi në Argjentinë, mos harroni, grupimin më të madh apo emigrimin më të madh të italianëve, pra, nga Italia që kanë migruar në Argjentinë, janë mbi 25 milionë, ose 65% e popullsisë së Argjentinës. Prej 45 milionë popullsi që ka Argjentina, 25 milionë janë italianë dhe shumë prej tyre ne kemi edhe arberëreshë të Kishës Ortodokse që ndodhen në Argjentinë. Të gjithë këto studime janë të bëra mirë, me argumente. Ne nuk po mburremi me njerëz që janë gjaku ynë, pse mos t’i themi që janë gjaku ynë, sepse të huajt e marrin dhe e bëjnë të tyrin. Ne e kemi tonin dhe e lëmë në harresë. Këto janë familje stradiote, stradiot do të thotë kalorës, që vinin veçanërisht nga Shqipëria që ishin në udhëheqjen e ushtrisë veneciane në shekujt 14 dhe 15. Ndërmjet tyre ka familje të njohura që kanë emigruar nga Italia dhe ndërmjet tyre ishte edhe familja e Messit, e kemi të njohur me emrin Meksi. Tani është folur për origjinën e së ëmës, e cila është shqiptare. Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqiptare. Angelo Messi vinte nga ana e babait nga familja Meksi, që me origjinë ishin nga Gjirokastra, por të emigruar në Itali “, theksoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit