“Marjeta ka rrahur një ish-deputet mes 300 të ftuarve”, gazetarja jep detaje: Ka shumë skandale me dhunime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.12.2022, 22:58

Marjeta Karaj është arrestuar pak ditë më parë pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda.

Gazetarja Evis Ahmeti gjatë një emisioni televiziv ka treguar detaje të reja rreth jetës së Karajt e cila njihet edhe si bamirëse. Ajo ka dyshime se Marjeta Karaj mund të ketë ndikuar tek policia, referuar rastit të Faik Strojkës, një nga personat e dhunuar me urdhër të saj.

Më tej gazetarja ka treguar se në një festë me rreth 300 të ftuar në Hotel Tirana, Marjeta Karaj ka dhunuar një ish deputet për çështje borxhi.

Marjeta mund të ketë ndikuar tek policia. Në maj të 2017 në momentin që është zbuluar trupi i 61-vjeçarit por që akoma nuk ishte identifikuar se kujt i përkiste, gjatë emisionit kemi nxjerrë Facebook-un e Besmirit dhe komentet me Faikun. Kishin bërë një foto të dy, pyeta edhe babain e Basmirtit dhe i thash çështë ky komunikim. Ai thoshte me shefin, Besi, ndërsa Faiku i përgjigjej unë nuk jam shefi yt, ne do jemi bashkëpunëtorë për gjithë jetën.

Pra flitet për çështje të koduara e mesazhe të koduara. Kur Faiku shkoi (në polici) në 2020-2021 i dhunuar nga një grup personash e flet jo vetëm për ngjarjen e tij por edhe atë të Kurtdedës, si ka mundësi që policia, ne si gazetarë me një investigim të shkurtër në Facebook, pamë këtë komunikim. Si ka mundësi që policia se bëri? Sepse Faiku ka folur qartë për ngjarjen e asaj kohe dhe ngjarjen e tij. Mua më duket shumë e pabesueshme si u gjet Gazmir Ngota të ballafaqohej me Faikun.

Besmir Karaj deri në nëntor të 2022, deri pak javësh ka qenë në Shqipëri.

Marjeta ka skandale me histori rrahjeje me shumë persona, ish deputetë në aktivitete të përbashkëta tek Hotel Tirana me 300 persona, është rrahur për borxhin që i ka kërkuar Marjetës. E ka rrahur vetë Marjeta. Pse policia nuk flet. Një person nga Lezha e një nga Laçi që i ka pasur edhe të dashur. Në këto organizata, një bashkëpunëtorja e Marjetës është arrestuar, pritet edhe një tjetër.

Këto shoqata po mbijnë si kërpudha dhe unë e kam hequr në kurriz, sepse kamë bërë një denoncim sepse të rinj dilnin kërkonin para ne emër të emisionit tim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit