Kurti për ‘The Guardian’: Heqja e barrikadave mund të çojë në viktima

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.12.2022, 13:08

Mediumi britanik "The Guardian" ka shkruar për situatën në veri të Kosovës që ka hyrë për të njëmbëdhjetën ditë.

Aty citohet të ketë thënë kryeministri Albin Kurti se Rusia është duke nxitur tensione në mes të Kosovës dhe Serbisë si pasojë e luftës në Ukrainë, derisa ka theksuar se Beogradi ka bërë kërkesë në KFOR për t’i vendosur trupat e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

“Serbët në veri të Kosovës, ku janë shumicë, kanë barrikada të ngritura për më shumë se një javë, duke penguar lëvizjen e lirë të autoriteteve kosovare, pavarësisht thirrjeve të ShBA-së dhe BE-së për largimin e bllokadave të paligjshme”.

“Një grup i madh i anëtarëve të ‘Narodne Patrole’, një organizatë nacionaliste serbe me lidhje me grupin paraushtarak rus ‘Wagner’, ishin mbledhur gjithashtu të dielën në anën serbe të kufirit Kosovë-Serbi duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s”, ka shkruar “The Guardian”.

Ndër të tjera, ky medium shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar që 1 mijë policë dhe ushtarë serbë duhet të vendosen në veri të Kosovës për mbrojtje të komunitetit serb. Sipas “The Guardian”, kërkesa e Serbisë me siguri do të refuzohet, por se ekziston shqetësimi se mund të vendoset një hap i parë i një vendimi të njëanshëm.

Sipas mediumit britanik, Kurti është shprehur i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohej në avantazhin e Vladimir Putinit, pasi sipas tij, forcat ruse dhe serbe kanë kryer 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021.

Kurti ka thënë se kishte rënë dakord që t’u jepte kohë trupave të udhëhequra nga NATO-ja, gjegjësisht nga KFOR-i, për t’i bindur personat që ishin në barrikada të tërhiqeshin, por se ato nuk mund të lejohen që të qëndrojnë edhe shumë gjatë.

“The Guardian” ka shkruar se Kurti ka përshkruar barrikadat si një hap drejt ndarjes së vendit.

“’Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund t’i përjashtojë mundësitë e viktimave. Prandaj ne duam të jemi sa më të kujdesshëm që të mundemi për t’u siguruar se nuk do të ketë destabilizim, dhe të vendosen paqja relative dhe siguria. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, citohet të këtë thënë Kurti për “The Guardian”.

Kurti ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar që barrikadat duhet të largohen, por se ata janë të brengosur se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi.

“Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri”.

“Unë mendoj se shqetësimi i tyre kryesor është pikërisht ky: tani që Rusia u dobësua rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është në Beograd”, ka thënë Kurti.

“The Guardian”, ndër tjera, ka shkruar edhe për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke cituar Kurtin të ketë thënë se me këtë veprim parandalohet përhapja e luftës së Ukrainës.

“Pra, anëtarësimi në BE ndihmon. Ne e dimë se ka një rrugë të gjatë përpara. Për Finlandën dhe Suedinë ishin tre vjet. Për Maltën dhe Qipron, 14. Mesatarja është nëntë. Dhe unë thash publikisht, le të synojmë mesataren”, ka thënë Kurti, shkruan “The Guardian”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit