Rigjykimi i Mijallkovit rrezikon vjetërsimin e lëndës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.12.2022, 10:08

Rikthimi në rigjykim i rastit kundër drejtorit të Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, i cili është dënuar me 12 vjet burgim, ka rrezik ta vjetërsojë lëndën, rrjedhimisht ai të mbetet i lirë. Kështu vlerëson organizata joqeveritare që monitoron punën e gjykatave dhe rrjedhën e proceseve gjyqësore “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

“Me këtë vendim të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e lëndës në rigjykim, pritet të kemi përsëri një procedurë gjyqësore shumë të gjatë dhe kjo rrezikon që të vjetërsohet lënda”, ka theksuar drejtori i koalicionit “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, Darko Avramovski.

Lënda “Target Fortesa” që ka të bëjë me aferën e përgjimeve, ku si akuzuar i parë është Mijallkov, vjetërsohet në vitin 2025, ndërkaq vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit që ajo të kthehet në rigjykim, i jep shans vjetërsimit të lëndës.

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, përmes një grupi punues të ekspertëve do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin në rigjykim të lëndës për përgjimin masiv, vepër e cila i ngarkohet ish-drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov. Përkatësisht, koordinatori i Gjykatës së Apelit së bashku me grupin e punës të themeluar nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të duhet t’i zbardhë arsyet pse lënda në fjalë qëndroi në sirtar për një vit,raporton rel.

“Këshilli Gjyqësor nuk do të hyjë dhe nuk ka kompetenca të vlerësojë vendimin e Gjykatës së Apelit, por do të shqyrtojë nëse ka marrë pjesë gjykatësi, i cili nuk ka pasur të drejtë të marrë pjesë në marrjen e vendimit [për shkak të plotësimit të kushtit për pension], si dhe do të vlerësojë nëse ka pasur shkelje gjatë rrjedhës së procesit, përkatësisht zvarritjes së procesit”, ka theksuar kryetarja e Këshilli Gjyqësor, Vesna Dameva.

Këto reagime pasojnë vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup më 16 dhjetor për anulimin e vendimit të Gjykatës Penale, e cila e kishte dënuar me 12 vjet burgim ish-drejtorin e Policisë Sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov, për aferën e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013 nga ish-kryetari i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev.

Pas këtij vendimi lënda për ish-drejtorin e Policisë Sekrete kthehet në rigjykim në Gjykatën Penale të Shkupit.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është shprehur “i tronditur” nga vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për anulimin e vendimit të Gjykatës Penale për rastin e Mijallkovit.

“Vendimet e tilla vetëm minojnë besimin e qytetarëve se reformat reale në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të mundshme”, ka thënë Pendarovski më 17 dhjetor.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit të hënën vendimin e marrë për rikthimin e lëndës në rigjykim e ka arsyetuar me “shkeljet përmbajtjesore të dispozitave të Ligjit mbi procedurën penale”.

“Gjykata e Apelit ka konstatuar se ekziston papajtueshmëri mes aktvendimit dhe versionit në formë të shkruar, përkatësisht në vendimin e shkruar nuk janë potencuar dhe theksuar veçmas veprimet kundërligjore për çdo të akuzuar”, theksohet në komunikatën për media nga Gjykata e Apelit në Shkup.

Zgjatja e proceseve gjyqësore jashtë afateve të arsyeshme dhe ndërhyrja e politikës në gjyqësor ka bërë që qytetarët të humbin besimin në sistemin drejtësisë.

Anketa e fundit e realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtarë IRI, e cila u publikua të hënën, tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë humbur besimin në sistemin gjyqësor, përkatësisht vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit.

Anketa e një viti më herët tregoi se 8 për qind e qytetarëve të anketuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut i besonin tërësisht gjyqësorit.

Edhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ka pranuar se mosbesimi i qytetarëve ndaj gjyqësorit paraqet problem dhe se organet gjyqësore duhet të shkarkohen nga presioni i politikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit