Kapiteni që shpëtoi 43 emigrantë, Strachan: Ja ç’ndodh në të vërtetë në Kanal, anijet angleze si taksi falas

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.12.2022, 12:27

Kapiteni i anijes së peshkimit, që ndihmoi në shpëtimin e dhjetëra emigrantëve nga Kanali Anglez javën e kaluar, ka goditur me zemërim politikën e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar për shkak se, sipas tij, kjo e bëri tragjedinë të pashmangshme.

Raymond Strachan tha për GB News se autoritetet britanike veprojnë si një shërbim taksi emigrantësh duke inkurajuar një numër gjithnjë e më të madh njerëzish që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm. Ekuipazhi i tij prej 6 personash tërhoqi 31 emigrantë nga ujërat e ngrira. Kapiteni tha se ata shpesh shohin gomone me emigrantë duke bërë rrugën për në Dover ose Kent.

“Ishte e pabesueshme. Ata po lundronin në korsinë e ngarkuar të transportit dhe asnjëri prej tyre nuk ishte pajisur me jelek shpëtimi. Dëgjo, kjo që unë do t’ju tregoj është ajo që ndodh gjithnjë. E shoh si veprohet sa herë unë peshkoj në atë zonë kur është mot i mirë.

Gomonet e mbushura plot me emigrantë përcillen gjithnjë përtej Kanalit. Unë shoh varkën patrulluese franceze, që i shoqëron deri në ujërat britanike dhe më pas lajmëron rojet bregdetare angleze për të dërguar varka patrullimi.

Roja bregdetare angleze dërgon varkat për të marrë emigrantët dhe për t’i shoqëruar më pas deri në breg. Ky është një shërbim taksi falas dhe kjo i inkurajon më së shumti emigrantët të tentojnë çdo ditë e më shumë të kalojnë Kanalin me gomone”, shprehet Raymond Strachan fillimisht.

Më pas ai tregoi edhe rreth tragjedisë, në të cilën ai ishte heroi i madh, duke shpëtuar emigrantët në tragjedinë ku 4 të tjerë humbën jetën në ujërat e akullt të Kanalit. “Ato njerëz në atë gomone ishin shumë me fat që rastisën pranë varkës tonë.

Nëse ne nuk do të ishim në zonë, do të kishte mbi 45 viktima. Kishim emigrantë të varur në telin tonë të peshkimit. I tërhoqëm lart, çka ishte një detyrë e vështirë. Telefonuam rojat bredgetare dhe ata morën ato pak emigrantë që nuk i kishim futur ende në varkën tonë.

Nuk është aspak e lehtë të nxjerrësh nga uji një person me rroba tërësisht të lagura dhe i panikosur në maksimum. Nëse vazhdon e njëjta politike, ky rast nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit. Edhe nëse ka rrezik të mbytet, emigrantët do të vazhdojnë të vijnë. Të dielën e kaluar po peshkoja në atë zonë dhe pashë pesë kalime të suksesshme.

Thuhet se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të shtojë patrullimet dhe do të dërgojë më shumë anije në Kanal. Po është e vërtetë, unë i shoh anijet, por ata kryejnë vetëm shërbimin taksi. Qeveria duhet të ndryshojë politikën e saj të emigracionit. Situata po i del jashtë kontrollit”, përfundon Raymond Strachan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit