Vazhdon migrimi drejt perëndimit,autobusët të mbushur plotë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.12.2022, 22:26

Çanta e shkollës e Sarës 8 vjeçare u bë pjesë e bagazhit në autobusin nga Shkupi drejt Italisë. Bashkë me nënën dhe vëllain e saj ajo i tha lamtumirë vendlindjes për të nisur një jetë të re në vend të huaj por pranë babait të saj që tashmë kishte fituar të drejtën e bashkimit familjar.

“Prej cilit vend je? Prej Batincës. E ku po shkon? Në Itali. Te kush? Te babi im. E le shkollën për të shku te babi? Po mërzitem shumë që po shkoj në Itali, u përshëndeta me shokët e klasës dhe mësueset. Çka të tha mësuesja kur u nise? Më tha të mbërish mirë. Dëshiroj këtu të jetoj ama më mirë është atje me babin se të ndarë”, tha një fëmijë.

Në stacionin e autobusëve në Shkup ishte I madh numri i udhëtarëve që prisnin të nisen drejt Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Sllovenisë e Kroacisë e që paraprakisht kishin marrë vizë pune. Familjarët që i shoqëronin e përjetonin shumë keq këtë ndarje.

“Shteti nuk na bën, partitë shqiptare aq po mendojnë për shqiptarët, mendojnë vetëm për veti, qoftë ato ose pala maqedonase. Ikin rinia, po do të ikin, çfarë të bëjnë, 200 euro rrogë këtu nuk i dalin as për cigare”, u shpreh një qytetar.

“Sa vjeçar je? 20. Kaq i ri ke nis të shkosh rrugëve të kurbetit, pse, çka të ka detyru? Idarja, për nji jetë më të mirë. Jeta më e mirë se këtu po”, deklaroi një qytetar.

“Po e përcjell djalin për në Gjermani. A po e mbështesni në rrugën që ka vendos, me dal jashtë shtetit? Jo, por nuk ka tjetër rrugëdalje, patjetër duhet me shku, këtu kushtet e dini se si janë, u detyru patjetër me shku. Si është ajo ndjenja e babës me u përshëndet me fëmijën e vet? Nuk e di si ta përshkruaj, keq, rëndë është po çka më bë, kurbeti siç i thonë, është i zi”, shtoi një qytetar tjetër,për alsat.

Brenda autobusit kishte plot emocione e kujtime që do të mbeten të paharruara. Përveç atyre që po shpërnguleshin kishte edhe të tjerë që shkonin në vizitë të fëmijëve të tyre.

“Një rrogë këtu dhe atje ka shumë dallim të madhë. Standardi në Maqedoni..ka tre javë që jam këtu ka shumë dallim, ka rritje të çdo gjëje, të ushqimit, nafta, çdo gjë që më ka ra në sy ka shumë dallim. A ke nis procedurën e dokumenteve? Po, e kam fillu procedurën e dokumenteve, kam vizë pune njivjeçare, për këtë arsye po iki atje, po filloj punën”, tha një qytetar.

“Qysh është për babën me i pas fmit larg vetes? Më keq s’ka. Janë shku për shkak të skamjes. Zonjë, a jeni mërzit për nipat e mbesat? Si jo, si nuk jemi mërzit. Më mirë le të jetë larg por le të jetë mirë? Më mirë është të jenë afër, nëse ka punë këtu e paguajnë mirë me rroga s’ka nevojë me shku atje”, u shprehën një qytetar dhe qytetare.

Islam Dehari tashmë 22 vjet kryen profesionin e shoferit të autobusit. Tre ose katër herë në muaj udhëton drejt shteteve Perëndimore me autobusin përplot udhëtarë.

“Ka emocione, veçanërisht kur i përcjellin familjarët është emocionuese shumë kështu që ne jemi mësu të shohim lot çdo ditë, edhe gëzime ka edhe lot edhe mallëngjime, të gjitha I ke këtu. Autobusët vazhdimisht janë kështu, plot. Unë mendoj se në shumicën e rasteve janë plot”, theksoi Islam Dehari, shofer I autobusit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit