Nga Benzema dhe Mbappe te Gripi i Gamiles në kombëtare, trajneri Deschamps “zbërthehet” para finales

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.12.2022, 12:39

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat përpara finales së nesërme që do të luajë nesër ndaj Argjentinës në orën 16:00 në “Lusail Stadium” të Katarit. Trajneri mundohet të jetë sa më i qetë në deklaratën e tij dhe të nxjerrë sa më pak detaje mbi skuadrën.

“Konteksti i një finaleje është gjithmonë i veçantë. Ekziston një anë emocionale që ëhstë e ndryshme për çdo lojtar. Kur është finalja e parë për një lojtar, ka më pak të dhëna dhe referenca. Të luash disa finale të ndihmon.

Ekziston një menaxhim emocional, që është i rëndësishëm. Në lidhje me këtë, fjalimi im apo bisedat që mund të bëj me të gjithë lojtarët, natyrisht, nuk janë identike për secilin prej tyre”, tha tekniku i “Gjelave”.

Në ditët e fundit disa lojtarë të Francës janë infektuar me sëmundjen e quajtur Gripi i Gamiles, që nuk lejoi Upamecanon të ishte në gjysmëfinalen ndaj Marokut. Trajneri nuk e alarmon situatën në deklaratën e tij, teksa kujdeset të mos tregojë emrat që do të mungojnë.

“Lojtarët ishin duke fjetur kur unë shkova në konferencën për shtyp, nuk kam informacion. Mundohemi t’ia dalim sa më mirë, me qetësi. Sot do të kemi informacione të reja. Do të kemi lajme sonte dhe deri nesër për t’u siguruar që jemi gati për këtë ndeshje të madhe”, tha më tej Deschamps.

Trajneri i Francës foli edhe në lidhje me ardhjen e Benzema pranë skuadrës për të parë finalen me Argjentinën. Në kohët e fundit është folur për një zënkë të madhe mes tij dhe yllit të Real Madrid dhe prej kësaj Deschamps kujdeset të mos thotë diçka që përbën lajm.

“Nëse nuk përgjigjem, do të thoni më vonë se jam i zemëruar. Kam lojtarë që janë dëmtuar më parë. Karim është njëri prej tyre. I fundit që u lëndua ishte Lucas Hernandez. Që atëherë, kam 24 lojtarë për të menaxhuar. Grupi është aty.

Nuk jam i shqetësuar për ftesat e lojtarëve, ish-lojtarëve apo lojtarëve të dëmtuar. Nuk e di kush do të jetë në stadium. Ne kishim një grup në fillim dhe për shkak të asaj që ndodhi, humbëm tre prej tyre, me Nkunkun të parin. Ata ishin pjesë e fillimit të aventurës”, shpjegoi tekniku i “Gjelave”.

Ish-ylli i Francës dhe Juventusit si lojtar foli edhe për ndeshjen që Franca e tij ka luajtur me Argjentinën. Bëhet fjalë për atë të raundit të 16-ave katër vite më parë, kur “Gjelat” fitonin 4-3 ndaj bardhekaltërve, që vinin në Botërorin e Rusisë në një gjendje shumë më të dobët se aktualisht. Por Deschamps nuk preferon të bëjë krahasime.

“Në 2018-ën ishin shtatë lojtarë që janë sot këtu në kombëtare. Në të vërtetë nuk është i njëjti ekip. Nuk do të krahasoj, nuk ka kuptim. Ajo ndeshje ishte në raundin e 16-ave. Por gjashtë ndeshjet e luajtura, me lojtarë të ndryshëm, sisteme të ndryshme, janë të dobishme.

Kemi tre analistë, që i kanë parë të gjitha ndeshjet. Kjo na lejon të kemi informacion të saktë. Argjentina mund të bëjë diçka ndryshe nesër, por edhe ne mundemi. Maroku, në gjysmëfinale, e nisi me një mbrojtje pesëshe. Nuk e kishin bërë më parë. Duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë”, është shprehur Deschamps.

Nuk mund të mungonte as një pyetje për Deschamps mbi Kylian Mbappe. “Kur duhet të flasë, Mbappe flet. Ka folur herë pas here. Kylian tani ka nevojë për qetësi. Ai është i fokusuar në fushë, në atë që duhet të bëjë. Ai është në një gjendje të shkëlqyer shpirtërore. Nuk dua t’ia prish qetësinë shpirtërore”, shtoi 54-vjeçari për Kylian Mbappe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit