Menduh Kurt-Deda u dhuna dhe u dogj i gjallë, burg ish-të dashurës së tij dhe Gazmir Ngotës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.12.2022, 11:57

Borxhi prej 1 milionë lekësh të reja bëri që 3 persona t'i merrnin jetën në mënyrën më makabre Menduh Shaban Kurt-Dedës.

Ky i fundit 61-vjeç para 5 vitesh i kishte marrë para borxh ish-të dashurës Marjeta Karaj (Keta) dhe nuk ia ktheu më.

Si pasojë Marjeta, djali i saj, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota u bënë bashkë për të eleminuar Menduh Kurt-Dedën.

Marjeta Karaj dha urdhrin, ndërsa ekzekutorët ishin Ngota e i biri. të cilët e futën me forcë në makinë dhe çuan në një pyll në zonën e Kodër-Shepalit dhe e dogjën të gjallë.

Zinxhirin me të cilin e mbajti të lodhur, Besmir Karaj e mori pasi i vuri flakën 61-vjeçari dhe e mbajti për të mos lënë gjurmë.

Për pesë vite me radhë, ai ia vendosi qenit, por ishte ky zinxhir dhe një këmbë e Menduh Shaban Kurt-Dedës që nuk ishte djegur plotësisht ajo që solli zbardhjen e krimit të rëndë.

Ndërkohë sot, Gjykata ka lënë në burg Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën, të akuzuar për dhunimin dhe djegien me benzinë të 61-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda.

Referuar dosjes hetimore, trupi i pajetë i te moshuarit është gjendur nga një bari në Kodër-Shupal.

Në dosje thuhet se ata e kanë lidhur të ndjerin me një zinxhirë si ato që përdoren për lidhjen e qenve pasi e kanë spërkatur me benzinë dhe i kanë ushtruar presion për kthimin e borxhit Marjetës.

Sipas dosjes hetimore Marjeta ka pasur konflikt me te ndjerin në kohën kur ata kanë punuar në një organizatë jo fitimprurese.

Gjate viteve 2015-2017 viktima ka hapur një OJF, ku së bashku me Marjetën kanë punuar, ku Marjeta ka qenë sekretare dhe Mehmudi President.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit