“Kërcënimi kryesor për Vladimir Putin këto ditë nuk vjen nga liberalët, të cilët kryesisht janë burgosur ose internuar, por nga disa nacionalistë gjithnjë e më të pakënaqur”, shkruan Mark Galeotti në faqen e internetit të revistës Spectator.
Galeotti, një profesor në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL) dhe autor i librave të shumtë mbi Rusinë argumenton se ka shumë nacionalistë rusë që nuk e shohin të drejtë rrugën, me të cilat deri tani janë zhvilluar operacionet ushtarake ruse në frontin ukrainas.
Disa nga këta nacionalistë shohin “amatorizëm, paaftësi dhe korrupsion” në radhët e forcave ruse. Disa prej tyre besojnë se problemet në fakt nisin nga vetë Putini.
Ata nuk hezitojnë të shprehin publikisht kritikat e tyre përmes rrjeteve sociale, jo vetëm duke kritikuar, por edhe duke satirizuar lidershipin politik dhe ushtarak rus.
Galeotti i referohet në mënyrë specifike Igor Girkin, një nacionalist rus i njohur me pseudonimin " Strelkov ", i cili kishte luajtur një rol udhëheqës në operacionet separatiste në Donbass pas vitit 2014. Girkin madje është dënuar në mungesë për rrëzimin e Boeing 777 me qindra pasagjerë në bord.
E megjithatë, ky ultra-nacionalist rus i linjës së ashpër tani po duket se kritikon gjithnjë e më fort, madje edhe publikisht, vetë Putinin si dhe ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Girkin tallet me Putinin kur e paraqet atë si "përparësi të pashoqe strategjike të Rusisë", ndërsa është shumë më i ashpër ndaj Shoigut të cilin e ka përshkruar si "hajdut" dhe "budalla".
Propagandasti i Kremlinit, Vladimir Soloviev , kohët e fundit sulmoi verbalisht Igor Girkinin si një "pseudopatriot". Girkin, më pas u hodh në kundërsulm, duke sfiduar "frikacakët" dhe "mashtruesit", siç e përshkroi ai, Soloviev në një debat.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Anri Kashiku
Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
Granit Xhaka
Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
Marin Mema
Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
Elvis Naçi
Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
Luiza Gega
Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
Robert Neçaj
Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
Kevin Qoku
Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
Fogerti
Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
Aleks Vishaj
Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
Rabie Koçi
Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Nënë Fatimeja
Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.