Qeveria javën e ardhshme do të thërrasë takim me transportuesit privat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.12.2022, 22:57

Qeveria javën e ardhshme do të thërrasë takim me transportuesit privat, Ndërmarrjen Qarkulluese Publike dhe Qytetin e Shkupit që të informohet se për çfarë problemi po bëhet fjalë.

Këtë sot e bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në të cilën u prezantua Buxheti i ri i Ministrisë për vitin 2023.

“Javën e ardhshme do të mbledhim informacione, që të informohemi për çfarë problemi bëhet fjalë dhe të thirren të tri palët. Kudo që mund të ndihmojë Qeveria, në cilëndo komunë, pa dallim se nga cila parti politike vjen kryetari, ne e kemi obligim ta bëjmë këtë në kuadër të mundësive dhe kompetencave që ka Qeveria. Pres që të ketë një takim të tillë dhe në të të informohemi për çfarë problemi bëhet fjalë, sepse për momentin nuk e dimë”, tha Kovaçevski.

Ndërkaq, siç theksoi, Qeveria nuk ka kompetencë në organizimin e transportit publik në qytetin e Shkupit.

“Nuk ekziston asnjë mënyrë dhe kompetencë që shteti të mund të marrë pjesë. Krahas faktit që këtu bëhet fjalë për marrëdhënie afariste ndërmjet transportuesve privat dhe ndërmarrjes qarkulluese publike që është nën kompetencë të qytetit”, tha Kovaçevski.

Kryeministri i komentoi edhe përplasjet e djeshme mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Jemi dëshmitarë edhe të një konfirmimi tjetër për atë si funksionon Qyteti i Shkupit pas asaj që dëgjuam dje në media si kryetarja e zgjedhur nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së komunikojnë mes vete. Kjo mënyrë e komunikimit dhe kjo mënyrë e marrëdhënies tregon vetëm pse 11 vjet shteti ynë ishte i bllokuar, pse në të gjitha rangimet e institucioneve të pavarura botërore për renditje të demokracisë në shtetet u vlerësua si një shtet i robëruar dhe e njëjta gjë me të njëjtët njerëz u vërtetua në Qytetin e Shkupit për vetëm një vit me shantazhe, kërcënime me fjalët më poshtëruese mes tyre”, tha Kovaçevski

Ndryshe, shoferët e “Slloboda Prevozit” dhe “Makekspresit” më 13 dhjetor vendosën t’i largojnë autobusët që ishin të parkuar në bulevardin “Ilinden”, para Qytetit të Shkupit, pasi kryeministri Kovaçevski deklaroi se nuk do t’i pranojë transportuesit privat në takim derisa nuk i largojnë autobusët e bllokuar.

Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. Nga NQP thanë se do t’i zëvendësojnë me autobusë dhe shoferë të tyre këto linja.

Disa ditë më vonë edhe kompania “Slloboda prevoz” hyri në grevë për shkak se deklaronin se NQP u ka borxh prej 1 milion euro. Për këtë kjo kompani ndaloi së qarkulluari linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45.

Pas disa ditësh, Qyteti i Shkupit njoftoi se e ka shfuqizuar marrëveshjen edhe me “Slloboda Prevoz”, që nënkupton të dy kompanitë ndaluan së qarkulluari në 10 linja me mbi 200 autobusë.

NQP Shkup tani është transportuesi i vetëm i këtyre linjave. Për shkak mungesës së autobusëve që mund të zëvendësohen, qytetarët ankohen për vonesa të autobusëve.

Prej vitit 2016-të, autobusët privat kanë qarkulluar në kuadër të NTP-së. Ata paguhen për kilometër të kaluar në qarkullim, varësisht prej lartësisë së çmimit të derivateve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit