E njëjta histori/ Ndërrohen drejtorët e policisë, por kriminaliteti vijon

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 16.12.2022, 19:59

Me firmën e Muhamet Rrumbullakut, të martën e 13 dhjetorit u ndryshuan 25 drejtuesë policie në drejtori vendore, komisariate dhe sektore të ndryshme drejtuese. Edhe këtë herë e njëjta histori, drejtorët e një qyteti shkojnë drejtor në një tjetër qytet. Ka vetëm emra, emra të njëjtë që shkojnë për të shëtitur në një tjetër qytet, por nuk bëhet publike arsyeja e zëvendësimit apo sa i kanë përmbushur detyrat këta drejtuesë.

Këtu lindin dyshime se emërimet nuk ka baza bindëse, por vetëm qoka për drejtorët që të vijojnë të marrin rrogën e t'i shërbejnë pushtetit por jo qytetarëve. I tillë ishte dhe rasti i ish-drejtuesit të Komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili i mori jetën Jonada Avdias në Potam. Sipas autoriteteve Tase u shkarkua nga detyra për favorizim të kultivimit të kanabisit.

Pasi iu pastrua dosja, Tase mbajti detyrën e shefit të policimit në komunitet në policinë e Elbasanit. Asnjë analizë për detyrat e tij dhe përmbushjen e objektivave, por vetëm transferime.

Lëvizjet dyshohet se kryhen sipas oreksit por rezultatet mungojnë. Sipas edhe raporteve ndërkombëtare, kriminaliteti është shtrirë nga veriu në jug të Shqipërisë. Shkodra, Kruja, Fushë-Kruja, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Vlora, mbeten ende vatra të ndezura ku grupet kriminale funksionojnë lirisht. Në të gjitha këto qytete puna e drejtuesve të policisë, sipas ekspertëve të kriminalitetit ka lënë për të dëshiruar.

Kjo shpjegohet edhe nga fakti që ish-drejtori i Policisë së Përgjithshme, Gledis Nano, pohoi se të paktën 14 operacione për arrestimin e kokave të krimit dështuan për shkak të dekospiromit të informacionit. Për këtë ngjarje nuk pati asnjë përgjegjës para ligjit, ku drejtuesit e policive vendore duhet të ishin të parët në dhënien e kontributit për arrestimet e planifikuara.

Mbi këto fakte, a duhet të besojmë se emërimet dhe zëvendësimet e të njëjtëve drejtuesë do të sjellin rezultate? A duhet të besojmë se drejtori i Tiranës, do të punojë më mirë në Elbasan apo drejtori i Fierit do të punojë më mirë në Durrës?

Rezultatet duket se janë të qarta, çdo mbrëmje ndodh një vrasje apo atentatë, e çdo ditë një grabitje apo plagosje!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit