“Burg kush përhap virusin”/ Kushtetuesja rrëzon ligjin e Ramës që e miratoi gjatë pandemisë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 15.12.2022, 20:08

Kryeministri Edi Rama u soll si një diktator gjatë periudhës së pandemisë, mars-qershor 2020. Kjo periudhë ishte faza e parë e nisjes së përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, koha kur vendi hyri në karantinë, si dhe kur informacioni ishte i kufizuar rreth pandemisë. Ndryshe nga kryeministrat e tjerë të Rajonit dhe Europës të cilët u morën me edukimin e qytetarëve, Edi Rama u morë më ndëshkimin e tyre.

Më 4 prill Rama paralajmëroi burg për cilindo që përhapte virusin te një person tjetër . Qesharake, e pabesueshme dhe e paligjëshme u quajt asokohe ky vendim por Rama përshpejtoi ta miratoj si ligj.

Më 14 prill prill socialistët miratuan masat ekstreme të cilat parashikonin;

-Burg nga 2 deri në 3 vite për personat që thyenin karantinën.

-Burg nga 2 deri në 5 vite për kush infektonte një person me Covid.

-Burg nga 3 deri në 10 vite kush infektonte një person dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

-Burg me 15 vite për një person që infektonte një tjetër dhe ndërron jetë.

Shkencërisht nuk u vërtetua asnjëherë të provohej se nga e ka marr virusin një person, në çfarë mase e ka marr dhe a është një person përgjegjës për infektimin e një tjetri. Mgjithatë kjo nuk e pengoi Ramën të terrorizonte qytetarët në pandemi duke e quajtur virusin si bombë, murtajë, apo pandeminë si një luftë.

Pas më shumë se 2 vite, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e Ramës duke e cilësuar si cënues të të drejtave të njeriut. Gjykata i ka dhënë të drejtë kërkesës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit për të shfuqizuar ligjin në fjalë.

‘Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ka shpallur ditën e sotme (15 Dhjetor 2022), vendimin e marrë me shumicë votash, për pranimin pjesërisht të kërkesës dhe shfuqizimin e paragrafëve të dytë dhe të tretë të nenit 89/b të Kodit Penal’ – thueht në vendimin e Kushtetueses.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit