VIDEO/ Shtohet bilanci i viktimave në gomonen e mbytur, dëshmitarët: Mrekulli që shumica e tyre mbijetuan

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.12.2022, 13:51

Është shtuar bilanci i viktimave në kanalin e La Manshit, ku një gomone me rreth 50 vetë në të u përmbyt dhe shkaktoi një tragjedi. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit, teksa autoritetet britanike kanë kryer një operacion disa orësh për të shpëtuar të mbijetuarit e zhytur në ujërat e akullta të Kanalit.

Katër persona mësohet se kanë humbur jetën për shkak se gomonia me të cilën udhëtonin u përmbyt. Deri më tani autoritetet raportojnë për 43 të emigrantë të shpëtuar në operacioni ku marrin pjesë rreth 10 anije angleze dhe franceze, si dhe helikopterë nga ajri.

Problemi i gomones ka lindur në mes të rrugës për në Angli. Rreth 30 të mbijetuar janë gjetur duke u kacavjerrë në gomonen e çarë dhe të përmbytur në pjesën më të madhe të saj, teksa të tjerë janë gjetur në det të hapur. Një pjesë e emigrantëve janë të veshur me jelek shpëtimi, çka ka rezultuar faktor kyç që ata të mbijetonin.

Ndërkohë, një burrë shihet i veshur me bluzë me mëngë të shkurtra në mes të atij të ftohti. Matt Cocker, një kapiten peshkimi me bazë në Dover, tha se pamjet e asaj gomoneje ishin dëshpëruese. Ai shton: “Nga radioja ime dëgjova për njerëz kishin mbetur në ujë dhe u lëshua një kërkesë për ndihmë nga të gjitha anijet që ishin në gjendje të ndihmonin.

Nata e mbrëmshme ishte mjaft e ashpër dhe nuk do të duhej shumë që një nga ato gomone të përmbytej në atë det me dallgë. Edhe vala e një anijeje të madhe do ta kishte përmbysur atë. Uji ishte i akullt, shumë i ftohtë dhe është mrekulli që një numër aq i madh njerëzish mbijetuan”.

Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme, do të informojë deputetët për situatën ditën e sotme dhe do të dalë me një deklaratë publike për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kjo ngjarje vjen pas lajmit se Britania do të shtrëngojë ligjet për emigrantët shqiptar dhe pak më shumë se një vit pasi 27 njerëz u mbytën në një gomone me 34 emigrantë në Kanal.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë informacion mbi kombësinë e të shpëtuarve, çka do të na ndihmonte të mësonim nëse në gomonen e tejmbushur ka pasur shqiptarë apo jo. Duhet të themi se shqiptarët janë emigrantët që hasen më shpesh në Kanal, pasi një valë e madhe ka mësyrë në këtë vit drejt Britanisë, duke i vënë shqiptarët në vendin e parë për numrin e atyre që kalojnë Kanalin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit