“Ka informata për akte terroriste”, eksperti flet për situatën në Kosovë: Serbët të stërvitur nga rusët e “Wagner”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.12.2022, 23:02

Prej disa kohësh tanimë situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar.

Eksperti dhe Profesori i Kriminologjisë Ervin Karamuço gjatë një emisioni televiziv ka thënë se ekzistojnë disa skenarë ‘të frikshëm’ për këtë situatë.

Ai tha se krimi i organizuar është lidhur me paramilitarët të cilët janë stërvitur nga grupi ushtarak rus Wagner për një përplasje të mundshme në çdo moment.

Më tej ai shtoi se ambasadat e huaja në Kosovë kanë patur informacion për mundësinë e akteve terroriste nga Serbia jo vetëm në territorin e veriut të Kosovës. Sipas tij plani i serbëve është destabilizimi i plotë i Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

Diplomacia serbe është bipolare. Është një institucion i viktimizuar. Janë dokumente shumë të frikshme në tryeza, është lidhur krimi i organizuar me paramilitarët, të stërvitur nga Wagner-it dhe struktura agjenturore. Janë stërvitur për skenare dhe përplasjeje në çdo moment. Po sikur të mos ishte mbështetja amerikane? Ka pasur një informacione mes ambasadave se mund të ketë akte terroriste jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në territore të tjera. Kur flasim për letra mbi tavolinë këto janë, bëhet fjalë për një destabilizim të gjithë Kosovës, ky është plani i tyre, të destabilizojnë gjithë rajonin. Ky informacion për aktet terroriste të bën të kuptosh që këtu po luhet një teatër shumë i madh jo vetëm për veriun. Shqipëria është aty ku është NATO. Ne jemi në një situatë ku shqiptarët duhet të jenë bashkë, jo siç na do armiku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit