Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Itali pasi ka thyer xhamin e një makine, ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe një polic në komisariat.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar në Savona nën efektin e alkoolit ka thyer me shufër hekuro xhamin e makinës së një zonje që kishte tre fëmijë me vete sepse ajo nuk përdori sinjalin për t’u kthyer.
Më pas ka goditur partneren e tij përballë policëve të cilët kanë ndërhyrë dhe në fund ka goditur të njëjtët policë që e kanë arrestuar.
Shqiptari u arrestua për dëmtim, rrahje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Pasi u arrestua dhe u mbajt një natë në paraburgim shqiptari i kërkoi falje gruas së cilës i kishte shkatërruar xhamin e përparmë, duke frikësuar edhe tre fëmijët e mitur të pranishëm në makinë, duke premtuar se do të shlyente dëmet, më pas u kërkoi falje edhe policëve që kishte tentuar t'i sulmonte dhe partneres së tij.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.