Tigri në hotele me 5 YJE mbi 1000€ nata/ Opozita bën sikur fle, SPAK NUK HETON!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.12.2022, 19:44

E gjithë shqiptaria është në dijeni të shijeve të shtrenjta të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Nëse hotelet ku ai akomodohet nuk kanë kazino, për tigrin e Rilindjes nuk vlejnë… e këtë pikë të dobët ia ka ditur mirë edhe Klodian Zoto, bosi i inceneratorëve.

Nëse nuk e bëni dot lidhjen e personit më të kërkuar të momentit për aferën korruptive të 430 Milionë € me ish-numrin dy të qeverisë, ju rikujtojmë se kur janë firmosur miliardat që i kanë kaluar Zotos, Ahmetaj, atëherë ministër Financash ishte shoqërues i këtij të fundit i ulur në Range Rover.

Së fundmi, gazetari Adriatik Doçi ka bërë publike pagesat që Zoto ka bërë me kartën e tij të kreditit në emër të Tigrit të PS dhe bashkëjetueses së tij Erjola Hoxhës. Çifti kanë kaluar tri net romantike gushti në hotele me 5 YJE në Francë e Gjermani e sponsor i romanticitetit ka qenë 3500 euroshi i Zotos.

Ndërkohë që tigri relaksohej në hotelet më të mira të rivierës franceze e luksit gjerman, paratë e popullit i futeshin Zotos në xhep e askush nuk e hetonte.

Kjo histori është akoma më e thellë, pasi në aferë janë të përlyer edhe prokurorë të SPAK e opozita bashkë. DASH ka lëvduar pak ditë më parë punën e drejtësisë shqiptare së bashku me ambasadoren në largim Yuri Kim, por sipas gazetarit Doçi, prokurorët e SPAK Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho kanë fshehur provat që fajësojnë Ahmetajn. Për këtë ky i fundit ka depozituar edhe një kallëzim penal.

Sipas provave, SPAK nuk po e heton Ahmetajn, ndërsa Berisha apo Kryemadhi nuk kanë hapur gojë për skandalin që është bërë publik në media duke e lënë të nënkuptuar implikimin në ndarjen e tortës së inceneratorëve e duke shfaqur qartazi marrëveshjen e bërë në prapaskenë e cila në ekranet e shqiptarëve paraqitej si një shfaqje opozitare.

Në vendimin e disponuar nga TCH, thuhet se ndarja e akteve kryhet për personat e tjerë nën hetim si Ledjana Bojaxhi e Zamir Stefani të dyshuar për shpërdorim detyre si dhe ndaj shtatë personave të tjerë dhe tetë shoqërive që dyshohen se abuzuan me fshehjen e të ardhurave dhe shmangien nga taksat.

Prokurorët nuk kanë kryer asnjë veprim shtesë dhe minimal përpos kërkesës së masës së sigurisë të asaj kohe dhe Ahmetaj i cili ka formosur një sërë shkresash as nuk është marrë në pyetje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit