Marrëveshja/ Shqiptarët, që shkojnë ilegalisht në Angli do kthehen pas, oficerët e Home Office vijnë në Shqipëri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.12.2022, 16:15

Rishi Sunak ka premtuar më shumë staf për të ndihmuar në zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit të ardhshëm. Sipas një plani të prezantuar nga kryeministri, një njësi e dedikuar prej 400 specialistësh do të ngrihet për të trajtuar kërkesat nga shqiptarët.

Zyrtarët e kufirit të Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen gjithashtu në aeroportin Nënë Tereza, sipas një marrëveshjeje të re mes Anglisë dhe Shqipërisë.

Do të ketë gjithashtu 700 persona staf për një njësi të re për të monitoruar anijet e vogla që kalojnë Kanalin Anglez. Sunak njoftoi gjithashtu planet për të strehuar 10,000 azilkërkues që presin përgjigje, në godina boshe, ish-salla studentore dhe objekte ushtarake të tepërta.

Presioni është rritur mbi Home Office, pasi një numër në rritje i azilkërkuesve, të strehuar në ambiente private dhe hotele, presin një vendim nga zyrtarët.

Gjithashtu, presioni politik, ka bërë që Sunak të etiketojë krizën e varkave të vogla një prioritet për postin e tij të kryeministrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit