Pak kosto dhe 4 herë më shumë fuqi, shpiket bateria nga uji i detit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.12.2022, 15:35

Të gjithë vuajmë nga fakti që telefonit i bie shumë shpejt karikimi dhe thuajse të gjithë do të kishin dëshirë një bateri që mban gjatë. Epo kjo tashmë do të jetë e mundur.

Mësohet se tashmë është krijuar një lloj të ri baterie që reziston 4 herë më shumë se sa bateritë e zakonshme me jone litiumi dhe ka kosto më të vogël.

Teknika për bateri me sulfur sodiumi, është bërë e mundur nga një ekip nga Universiteti i Sidneit në Australi dhe ka kapacitet të lartë dhe kohëzgjatje të shtuar.

“The Independent” shkruan se bateria është krijuar me kripë të shkrirë që përftohet nga uji i detit që do të thotë se është më pak toksike dhe e dëmshme për mjedisin se sa bateritë e zakonshme që mund të gjenden kudo, nga celularët te makinat.

Shkencëtarët shprehen se kjo teknologji mund të nxisë kapërcimin në një ekonomi pa karbon, teksa bateria është dizenjuar posaçërisht për sigurimin e rezervave të energjisë për burimet e ripërtëritshme.

Ky është një përparim domethënës për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme që ndonëse zvogëlon kostot afatgjata, është përballur me disa pengesa financiare. Kur dielli nuk shkëlqen dhe era nuk fryn, nevojiten zgjidhje rezervë të cilësisë së lartë që nuk kushtojnë shumë dhe janë të arritshme në aspektin vendor dhe rajonal”, deklaruan ata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit