Die Welt: Njeriu që po bëhet Victor Orbani i dytë po pret te dyert e BE-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.12.2022, 14:32

Një prej mediave më të mëdha në Gjermani "Die Welt" ka publikuar një artikull sa i përket qëndrimeve dhe veprimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilin gazeta s’ka nguruar ta quaj edhe si “Viktor Orbani i dytë”.

“Die Welt” vë theksin për shtypjen që regjimi i Aleksander Vuçiqit ia bën medias dhe opozitës në Serbi dhe afërsisë me Rusinë, njëjtë sikurse Hungaria e Orbanit.

“Pse Brukseli është kaq i butë”, thuhet në artikullin e gazetës gjermane.

Tutje në shkrim thuhet se njeriu që ka të gjitha predispozitat për t’u bërë një Viktor Orban i dytë është duke pritur tek dera e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

Gazeta thotë se njëjtë sikurse kryeministri i Hungarisë, Vuçiq shtyp ata që e kritikojnë, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe përdor levat politike kundër Brukselit njëjtë sikurse Orban.

Për shtypjen e medias në Serbi ka folur gazetari serb i televizionit N1 Dushan Mlladenjoviq. Ai thotë se ata shahen çdo ditë si tradhtarë dhe agjentë të CIA-s. Çdo ditë na shajnë si tradhtarë, mercenarë të huaj dhe agjentë të CIA-s, edhe nga anëtarët e partisë në pushtet në parlament”, ka thënë Mlladenjoviq shkruan mes tjerash gazeta gjermane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit