Skandali i korrupsionit në Bruksel/ Analiza e ‘Politico’: Sa thellë shkon ‘kalbja’ në sistem?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.12.2022, 11:41

Edhe pse disa zyrtarë evropianë janë të bindur se hetimi i korrupsionit në Katar ka të bëjë me "disa njerëz", të tjerë argumentojnë se kalbja shkon shumë më thellë. Ndërsa autoritetet belge kryen një valë të dytë bastisjesh në Parlamentin Evropian, elita e Brukselit filloi të përballej me një pyetje të pakëndshme sa i përket hetimeve të ryshfetit në Katar: "Sa thellë shkon kalbja në sistem?"

Deri tani, hetimet policore kanë çuar në arrestimin e katër personave, përfshirë ish-zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale.

19 shtëpi dhe zyra janë bastisur, janë arrestuar 6 persona, ndërsa autoritetet kanë vazhduar me konfiskimin e shumave të parave prej të paktën një milion eurosh. Disa zyrtarë dhe aktivistë të BE-së besojnë se më shumë emra do të dalin në skenë, ndërsa konfirmojnë se skandali i Katarit ishte një problem shumë më i thellë dhe më i përhapur me korrupsionin jo vetëm në Parlamentin Evropian, por në të gjitha institucionet e BE-së

Parlamenti Evropian, mbikëqyrja e dobët e aktiviteteve financiare të anëtarëve dhe fakti që shtetet ishin në gjendje të komunikonin me përfaqësues të BE-së pa i regjistruar ndonjëherë takimet në një regjistër publik përbën një "recetë korrupsioni", argumentojnë kritikët.

Michel van Hulten, një ish-deputet që tani drejton zyrën e Transparency International të BE-së, thotë se ndërsa rastet flagrante të korrupsionit që kanë të bëjnë me thasë me para kanë qenë të rralla, “ka shumë gjasa që në këtë skandal të ketë emra për të cilët nuk kemi dëgjuar ende. Nuk ka pse skandali të përfshijë vetëm çanta me para. Mund të përfshijë udhëtime në destinacione të largëta të paguara nga organizata të huaja dhe në këtë kuptim, ekziston një problem më i përhapur.”

Të tjerë, megjithatë, duken më pak të bindur se hetimi i korrupsionit do të nxjerrë emra të rinj ose se ngjarjet që ndodhën të premten e kaluar do të zbulojnë një problem më të gjerë në BE.

I pyetur për shkallën e skandalit të ryshfetit, një zyrtar i lartë i Parlamentit Evropian, duke mos pranuar të identifikohet tha: “Sado serioze që është, kjo është një çështje e individëve, disa njerëzve që morën vendime shumë të këqija. Hetimi dhe arrestimet tregojnë se sistemet dhe procedurat tona funksionuan”.

Në të njëjtën kohë, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet e zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Margariti Schina me Katarin në një konferencë shtypi, duke shkaktuar zemërim, të gazetarëve të Brukselit. Megjithatë, presidentja e Komisionit Evropian tregoi gatishmëri për të krijuar një organ të pavarur të etikës që mund të hetonte aktivitetet e paligjshme në të gjitha institucionet e BE-së.

Kujtojmë se Schina mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar duke përfaqësuar Komisionin Europian. Ai ka hyrë në “kornizën” e çështjes së korrupsionit me Katarin. Po ashtu ai vetë është kritikuar nga eurodeputetët për postimet e tij në Twitter për Katarin muajt e fundit. Ai e kishte vlerësuar Katarin për "progres të rëndësishëm dhe të prekshëm në reformën e punës", madje duke bërë thirrje për ruajtjen e këtyre reformave.

Në përfundim të analizës së saj ‘Politico’ shkruan se mënyra e trajtimit të këtij skandali tregon se si, përballë asaj që duket të jetë një shembull flagrant korrupsioni, anëtarët e sistemit të Brukselit, i përbërë nga mijëra burokratë të mirëpaguar dhe zyrtarë të zgjedhur, shumë prej të cilëve kanë imunitet ligjor si pjesë e punës së tyre, kërkojnë të mbrohen nga kontrolli që mund të kërcënojë të ardhurat ose të prishë karrierën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit