I moshuari nuk mori shërbim dhe theu xhamat e Kadastrës/ Artan Lame s’i jep zgjidhje problemit: Komplimente JOQ!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.12.2022, 11:49

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA, publikoi pamjet, se si një i moshuar, i rrituar nga mosmarrja e shërbimit në Kadastrën e Bashkisë Mat, theu me gur xhamat e ndërtesës, pasi ‘i kishin ardhur në majë të hundës’ të gjitha sorollatjet e bëra nga ky institucion.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë Kreu i Kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në Facebook, Lame shkruan se nuk është faji i Kadastrës për problemin e të moshuarit. Sipas tij, problemi ka lindur tek gjykatat dhe tek akt-blerja, pasi i moshuari ka blerë objektin, por jo truallin.

Lame komplimentin JOQ, por nuk i jep zgjidhje problemit. Ai shkruan se Kadastra është si një magazinë, që ka kusuret e veta, por nuk zgidh çdo problem, pasi hallka e parë është gjykata.

Ndër të tjera, kreu i Kadastrës etiketon të moshuarin, që e këshillon të mos i zgjidhi problemet kështu, teksa u bën edhe thirrje familjarëve, që të kujdesen për të, pasi nuk e kallëzojnë dot në polici, për shkak të moshës.

Lame shpreson, që JOQ të publikojë reagimin e tij, por kjo është një detyrë e jona, që normalisht do e bëjmë, por çështja e të moshuarit a zgjidhet kështu?

Të gjithë duam që të kemi vepra dhe jo fjalë, pasi nesër, aktet mund të jenë edhe më të rënda. Zgjidhja mund të vijë nga kushdo dhe nga çdo institucion, pasi të gjithë e kanë mundësinë që ta shohin këtë skandal. Nëse nuk e zgjidh kadastra, le ta marrë gjykata.

Shkurt, shqip dhe saktë: DUHET ZGJIDHJE!

Reagimi i plotë:

Problemi, i thënë me dy fjalë: Në vitin e largët 1993 zotëria HR, ka blerë një objekt nga dy qytetarë të tjerë. Ka blerë objektin por jo truallin. Shuuumë vite më pare, me mënyra që nuk po i them këtu, ja ka dalë që ti regjistrojë me gjithë truallin. Në vitin 2012 gjykata ka vendosur që regjistrimi i truallit është i pavlefshëm dhe ka urdhëruar ZRPP-në të fshijë regjistrimin. Xhaxhi HR vjen tani dhe thotë pse nuk ma jepni dhe truallin!!! Pasi i janë shpjeguar me letra zyrtare nja 10 herë të gjitha gjërat, si zgjidhje ka gjetur që të thyejë xhamat e Kadastrës.

Miq, nga dita që unë jam drejtor i këtij institucioni, kam theksuar me forcë “Kadastra nuk është gjykatë. Kadastra është magazinë”. Po erdhi vendimi që i takon xhaxhait, ja rregjistron xhaxhait; po erdhi letra që nuk i takon, ja heq. Mirëpo meqenëse Kadastra është hallka e fundit e zhinxhirit të marrëzive shqiptare, qytetarët i bien shkurt, nuk ma jep Kadastra – poshtë Kadastra.

Se çfarë ka ndodhur me pronat në 110 vjetët e fundit në Shqipëri, tashmë e dimë të gjithë, Unë vetë kam bërë sa kam mundur të rregulloj gjëra dhe, nga ana tjetër, t’a bëj publike situatën e trashëguar. Në këtë rol, Kadastra shërben si instrumenti që i bën publike sëmundjet e trashëguara ndër vite midis institucioneve, si një termometër që tregon temperaturën e të sëmurit.

Përfundime:

  1. Kadastra ka kusuret e veta, ndër të cilët më i madhi është që duhet të ndryshojë trashëgiminë e tmerrshme të lënë nga ish-ZRPP. Në këtë pikë jam gati të pranoj çdo ndihmë dhe denoncim.
  2. Lëmshi me pronat në Shqipëri, nuk është bërë nga as alienët as nga eskimezët, por nga vetë shqiptarët. Në rastin konkret, xhaxhi HR sherrin e bën me komshinjtë e vet që i kanë shitur studion e vitit 1993 dhe me kushurinjtë e vet, që me letra fallco ju ka marrë tokën.
  3. Natyrisht që xhamat e Kadastrës Mat u thyen të gjithë. Meqenëse xhaxhi HR ka mbushur moshën 80 vjeç, as nuk mund t’i bëhet kallzim në prokurori për shkatërrim prone, por përfitoj nga rasti ti bëj thirrje familjarëve që të kujdesen për të afërmin e tyre.
  4. Ashtu si hollandezët në shekullin XVI, si anglezët në shekullin XVII, si francezët në shekullin XVIII, si Italianët në shekullin XIX, si ballkanasit e tjerë në shekullin XX; shqiptarët, tani në shekullin XXI, duhet të kuptojnë që sistemi ku jemi futur dhe që quhet kapitalizëm, i rregullon gjërat me ligje dhe letra dhe jo me gurë dhe muhabete kafeneje.
  5. Komplimetat e mia për JOQ, ku ishin gati 900 komente për këtë video. 800 prej komenteve ishin bërë nga njerëz që ende nuk e kanë kuptuar pikën 4 më sipër. Por edhe fakti që 100 komentet e tjera ishin normale, tregon që sidoqoftë kemi shpresë.
  6. Shpresoj që JOQ të publikojë dhe përgjigjen time.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit