Akuzohet për korrupsion/ Avokati tregon çfarë i tha nënkryetarja e PE. Ngre edhe dyshime për paratë e gjetura

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.12.2022, 10:02

Nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili, e cila akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash ka reaguar për herë të parë pas arrestimit nga autoritetet belge.

Përmes avokatit të saj në Greqi, Michalis Dimitrakopoulos, Eva Kaili pohon se është e pafajshme për akuzat e përfshirjes së saj në “Katargate”.

Jam e pafajshme, nuk kam asnjë lidhje me institucionet financiare të Katarit”, i ka thënë Kaili avokatit të saj.

Nga ana tjetër avokati Dimitrakopoulos duke folur në një emision televiziv ngriti dyshime për paratë e gjetura në shtëpi. Sipas tij zonja Kaili nuk kishte krevat fëmijësh në shtëpi, duke mohuar kështu që një pjesë e parave të jenë gjetur poshtë tij.

Ky është pozicioni i saj. Detaje nuk mund të them sepse është e ndaluar. Ne e respektojmë privatësinë. Nuk e di nëse janë gjetur para dhe sa janë gjetur. Gjithçka mund t'ju them, nga sa kam folur me motrën e saj, nuk ka krevat fëmijësh në shtëpi, ku pretendohet se ishin fshehur paratë. Jua mohoj shprehimisht këtë sepse ma ka thënë motra e saj, zonja Madalena Kaili. Për paratë e gjetura në valixhe, nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj.

Ndërsa babait të zonjës Kaili nuk iu vendosën kushte kufizuese dhe ai është i lirë nëse dëshiron të vijë në Greqi. Por siç e kuptoni, një baba kur e sheh fëmijën e tij në një pozitë kaq të vështirë i qëndron pranë. Zonja Kaili nuk ka asnjë aktivitet biznesi në jetën e saj. Veprimtaria e saj e vetme është ajo për të cilën ishte e njohur, eurodeputete.

Kompania e pasurive të paluajtshme është e krijuar prej një muaji, me një kapital prej 1000 euro. Nuk ka funksionuar deri tani sepse ishte ende në punë e sipër. Zonja Kaili nuk kishte asnjë aktivitet tregtar në jetën e saj”, tha avokati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit