FMN: Kontroll urgjent të PPP-ve, qeveria të publikojë të gjitha kontratat e tërmetit dhe pandemisë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.12.2022, 10:01

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në relacionin e fundit të bërë për menaxhimin e parave publike nga qeveria, ka lëshuar kritika të drejtpërdrejta ndaj kësaj të fundit dhe ka kërkuar menjëherë kujdes dhe transparencë me PPP-të dhe paratë e tërmetit e pandemisë.

FMN ndez alarmin e kuq për rrezikun që paraqesin kontratat koncesionare apo ato të partneritetit publik-privat (PPP) në ekonominë e vendit dhe stabilitetin financiar. Sipas bordit të drejtorëve të këtij institucioni, kontratat e PPP-ve janë hartuar keq, si dhe janë dhënë aq shumë, sa kanë kaluar kapacitetin ekonomik të vendit.

“Projektet e keq-hartuara të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë mund të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe të bëhen shkak për të krijuar detyrime të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit”, lajmëroi FMN.

Fondi vë në dukje gjithashtu se një numër i madh kërkesash të tyre nuk janë zbatuar nga qeveria e Shqipërisë. “Asnjë ndryshim domethënës nuk është bërë në kuadrin ligjor mbi PPP-të. Këto kontrata ishin sa 40% të PBB-së 2022-shit, por vlerat e projekteve ekzistuese dhe atyre në proces, vazhdojnë të hartohen jashtë procesit buxhetor.

Qeveria e Shqipërisë e Shqipërisë duhet të dyfishojë përpjekjet për të forcuar kapacitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MOFE) për të luajtur një rol efektiv si një barrierë në përzgjedhjen e projekteve dhe për t’u angazhuar aktivisht në vlerësimin dhe monitorimin e kontratave”, këshilloi FMN.

Ulja e shpenzimeve të këtyre kontratave duhet të ketë prioritet urgjent, për shkak se janë mbi ciklin normal buxhetor të vendit. Raporti i FMN vuri në dukje se Ministria e Financave të Shqipërisë iu ka thënë ekspertëve të Fondit se ka rritur kapacitetet në analizat kosto-përfitimeve të projekteve të reja, PPP, por ka pranuar se nuk po ushtron monitorim të zbatimit të kontratave për arsye të mungesës së burimeve njerëzore.

Pra situata është e thjeshtë: Qeveria shqiptare ka dhënë aq shuma kontrata PPP, sa nuk ka aftësi t’i kontrollojë. Ministria e Financave në raportin e këtij viti ngriti alarmin se situata kishte dalë nga kontrolli dhe nuk kishte asnjë informacion për shumicën e kontratave të firmosura.

Edhe për kontratat që u raportua informacion, ai ishte shumë i cunguar dhe nuk tregoi në asnjë rast sesi po ecën zbatimi i tyre. PPP-të e famshme, që sipas kryeministrit tonë do të sillnin një revolucion dhe do të stabilizonin shpenzimet, nuk janë shqetësimi i vetëm i FMN-së.

Bordi i Drejtorëve kërkon transparencë urgjente mbi fondet e parave të shpenzuara për tërmetin dhe pandemisë, pjesa më e madhe e të cilave janë dhënë nga vendet e mëdha evropiane dhe BE-ja. FMN bën thirrje të publikohen të gjitha kontratat e prokurimit publik, që kanë të bëjnë me pandeminë dhe ndërtimin e strukturave të shembura nga tërmeti.

Jo vetëm kaq, por kërkohen edhe kompanitë fituese dhe pronarët e këtyre shoqërive kontraktore. Fondi gjithashtu vuri në dukje se qeveria duhet të minimizojë ndryshimin e buxhetit me akt normativ në mënyrë që të ruajë besueshmërinë fiskale. FMN ka bërë vazhdimisht thirrje për transparencë mbi këto fonde, por përgjigja e institucioneve tona ka qenë mungesa e burimeve njerëzore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit