Tkurret forca e punës, mungojnë zgjidhjet, oferta dhe kërkesa e zhbalancuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.12.2022, 23:39

Bizneset në të gjithë sektorët pohojnë se mungesa e punonjësve është problem serioz, për zgjidhjen e të cilit nuk kanë përvojë dhe as mjete. Ekonomia shqiptare, kurrë më parë, nuk është përballur me këtë fenomen.

Qeveria e konsideron emigrimin si një fenomen normal dhe, nga ana tjetër, nuk i ka bërë më të lehta procedurat për sjelljen e punonjësve të huaj në mënyrë të organizuar. Disa biznese e kishin konsideruar si një mjet zëvendësimin e punonjësve shqiptarë me të huaj, por procesi është i vështirë dhe me kosto dhe aktualisht nuk i plotësojnë emergjencat e momentit.

Sipas Monitor, një rrugë emigrimi me gomone drejt Britanisë këtë vit ka zbrazur vendin me shpejtësi.

Në dhjetëvjeçarin e fundit, popullsia në moshë pune ka përfshirë rreth dy të tretat e së gjithë popullsisë së vendit. Në forcën e punës janë përfshirë 63.6% të popullsisë në moshë pune, rreth 1.3 milionë individë, ndërsa pjesa e mbetur përbën popullsinë ekonomikisht joaktive.

Në vitin 2015, për herë të parë që nga përfshirja e vendit tonë në ekonominë e tregut të lirë, popullsia në moshë pune kapi shifrën 2 milionë. Viti 2018 shënoi frenimin e trendit rritës prej mesatarisht 0.4% në vit, që e karakterizoi këtë tregues nga viti 2009.

Rënia e popullsisë nën 34 vjeç po shënon edhe rënien totale të forcës së punës në vend. Sipas projeksioneve të reja të popullsisë 2019 – 2031, për tre nënndarje të grupmoshës së të rinjve, për vitet 2018-2021, sipas të dhënave të mbledhura dhe projeksioneve të INSTAT, shihet qartë që prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeç paraqesin rënie të dukshme në vijim.

Në fillim të vitit 2022, të dhënat zyrtare mbi popullsinë tregojnë se në grupmoshën 15-29 vjeç pati tkurrje me 27,707 persona vetëm në një vit.

Vitin e kaluar, vendi ynë për herë të parë shënoi shtesë natyre negative, ku vdekjet ishin më të shumta se lindjet, duke e bërë të parikuperueshme humbjen e popullsisë.

Oferta dhe kërkesa për punë e zhbalancuar

Sipas të dhënave të AKPA, në fund të vitit 2021, në Zyrat e Punës rezultojnë të regjistruara 46,544 biznese, prej tyre 2,635 subjekte ose 6% janë regjistruar për herë të parë gjatë vitit 2021. Nga të dhënat e regjistrit të subjekteve të regjistruar si punëdhënës, rezulton se rreth 73% e punëdhënësve janë subjekte me 1 – 5 të punësuar dhe 22% me 6 – 50 të punësuar.

Sipas të dhënave të burimeve administrative, në fund të vitit 2021 rezultonin të regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 70,646 Punëkërkues të Papunë nga 92,326 në fund të vitit 2020.

Ndërsa gjatë vitit 2021, janë shpallur 24,965 vende të lira pune në zyrat e punësimit, prej tyre 63% janë siguruar nga vizitat e specialistëve në subjekte, 22% nga vetë raportimet e subjekteve dhe 15% e vendeve të lira janë siguruar në mënyra të tjera. Gjithashtu, prej totalit të vendeve të lira shpallura, 19,244 vende të lira ose 77% e totalit janë poste të reja dhe 5,721, ose 23% e totalit, janë zëvendësime.

Mospërputhja e ofertës dhe kërkesës për punë është e gjithanshme sipas të dhënave nga AKPA. Numri i ofertave për punë mbulon vetëm 29% të numrit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në të gjitha ZP, por nëse në qarqet Tiranë dhe Durrës, kjo shifër shkon përkatësisht 48% dhe 51%, në qarqet Kukës dhe Dibër varion nga 6-12% të totalit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit