Skandali prej 600.000€/ Zv.presidentja e Parlamentit Europian kapet me thasë me para nga Katari

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.12.2022, 14:58

Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, po ashtu zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian është lënë në paraburgim së bashku me tre persona të tjerë për një skandal korrupsioni që përfshin influencë nga Katari.

Hetuesit belgë thuhet se kanë gjetur “thasë me para” në shtëpinë e Kailit gjatë njërës prej 16 bastisjeve të kryera në Bruksel, të cilat arritën në një total prej 600,000 eurosh.

Duke folur për këtë çështje, Komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni, tha se nëse pretendimet vërtetohen, ky do të ishte një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që ka goditur BE-në gjatë viteve të fundit.

Përveç heqjes së përgjegjësive të saj si zv/presidente pas arrestimit, Kaili është pezulluar gjithashtu nga grupi parlamentar Socialist & Demokrat dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë Pasok.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit