Situata në Veri, Holanda kërkon rikthimin e vizave për Serbinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2022, 14:39

Holanda bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian që dënon Serbinë për sjelljet e saj të fundit. Parlamenti i këtij shteti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023.

Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”.

Si rrallëherë, rezoluta, që u propozua nga deputetë të mazhorancës, mori mbështetjen e ligjvënësve të koalicionit qeverisës dhe të opozitës. “Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, theksoi deputeti Joeren van Wijngarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci.

Propozimi vjen ndërkohë që situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar. Rrugët kryesore mbeten të bllokuara, në ditën e tretë të protestave të organizuara nga serbët etnikë. Mjetet e tonazhit të vendosura që prej pasdites së të premtes në Rudarë, vazhdojnë të jenë në mes të rrugës, siç dëshmoi edhe ekipi i A2 CNN në zonë, duke pamundësuar qarkullimin nga pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut. Pranë barrikadës, ndodhen trupa të KFOR-it, por jo të Policisë së Kosovës dhe EULEX.

Sakaq, autoritetet rajonale kanë deklaruar se shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovës do të mbyllen deri në një njoftim të dytë për shkak të situatës aktuale të sigurisë. Në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm në Bruksel, shefi i diplomacisë europiane Josef Borrell i bëri thirrje palëve të çtensionojnë situatën. “Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut, duhet të kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”.

Më herët, ministrja e Jashtme gjermane reagoi ashpër ndaj deklaratës së Presidentit Aleksandër Vuçiç, se po shqyrton dërgimin e ushtrisë në veriun e Kosovës. “Kosova i reduktoi tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për të dërguar forcat serbe në Kosovë është totalisht i papranueshëm. Të tilla janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX në Kosovë. Mbështetja ime shkon e gjitha për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha ajo.

Situata në veriun e Kosovës, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme përshkallëzoi të mbrëmjen e së shtunës, pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe serbëve lokalë, si pasojë e arrestimit të një ish-zyrtari të policisë serbe, Dejan Pantiç.

Në mesin e tensioneve Kosovën e viziton sot i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitojnë Kosovën ku pritet të takohen me krerë të qeverisë dhe opozitës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit