Harry dhe Meghan publikuan dokumentarin në Netflix/ Princi William thotë se nuk do ta shohë kurrë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.12.2022, 11:28

Edhe pse dokumentari i Harry dhe Meghan në Netflix ka tërhequr mijëra shikues, Princi William është i bindur se nuk do ta shikojë kurrë. Princi i Uellsit refuzon të pranojë që vëllai i tij ka zbuluar sekretet e familjes mbretërore në platformën më të njohur të transmetimit në botë.

Madje ai këshilloi miqtë dhe të njohurit që të mos bëjnë as komentin më të vogël për këtë çështje, për të mos nxitur në këtë mënyrë konfliktin mes Buckingham-it dhe Sussex-ëve.

Një burim i afërt me Princin William i tha Sunday Times: "Ai thotë se nuk do ta shikojë kurrë dhe unë e di që nuk do ta shikojë patjetër”. Burimi theksoi se Princi i Uellsit është i fokusuar në detyrat e tij dhe është i interesuar vetëm për të vazhduar historinë e familjes së tij.

Mbreti Charles dhe Camilla synojnë të bëjnë të njëjtën gjë, megjithëse ndjekin atë që ka të bëjë me Pallatin përmes gazetave. Edhe pse Harry kishte shpresuar se familja e tij do ta shikonte dokumentarin në mënyrë që të dëgjonin çfarë ai dhe Meghan kaluan, pas këtyre informacioneve të fundit përfundimisht mbeti i zhgënjyer.

Por duket se familja mbretërore po mbështet një teori krejtësisht të ndryshme për atë që ish-çifti mbretëror pretendon se kanë përjetuar gjatë qëndrimit në Buckingham.

Sa i përket faktit nëse anëtarëve të familjes iu dha mundësia për t'iu përgjigjur pretendimeve të Sussexes, një burim i lartë i Buckingham tha për DailyMail se ata kurrë nuk u kontaktuan për të komentuar në lidhje me përmbajtjen e serialit. Megjithatë, kreditet në fillim të dokumentarit thonë se kanë qenë ata që kanë refuzuar të bëjnë deklarata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit