Shpërthim me lëndë plasëse në një parukeri në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2022, 10:58

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Tiranë. Mësohet se në rrugën "Jusuf Vrioni", Komuna e Parisit dera e një parukeri në pronësi të shtetasit me iniciale A.C është gjetur e hapur.

Një shpërthim me kapsolle detonatore ose lëndë plasëse ka hapur derën e parukerierit me origjinë nga Kukësi. Hetuesit kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë pasur dhe lënda eksplozive të jetë venë për mesazh.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit